• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Padia e 71-vjeçarit që futi në konflikt biznesmenin libanez Faad Mitri

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk kanë kaluar shumë ditë dhe policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Durrësit kanë arrestuar personat e dyshuar që mendohet se dhunuan fizikisht dhe kërcënuan me vdekje biznesmenin libanez Faad Mitri. Personat e ndaluar janë nga Shijaku dhe Sukthi, dhe sipas policisë janë Landi Muharremi, Arben Mërkuri dhe Skënder Krahja. Ndërkohë mësohet se është shoqëruar dhe një biznesmen ndërtimi me inicialet N.J.

Sipas burimeve nga policia njërin nga të arrestuarit e ka identifikuar vetë biznesmeni libanez. Faad Mitri është ballafaqur me njërin nga agresorët duke konfirmuar se ishte pikërisht personi i ndaluar që e kishte qëlluar me grushta. Ndërkohë gjatë mbrëmjes së djeshme paraqitje për njohje në ambjentet e policisë, kanë bërë dhe shoferi personal dhe gruaja e biznesmenit që administron kompaninë “Omnix Albania”.

Ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje, tre të ndaluarit dhe biznesmeni me inicialet N.J, nuk kanë pranuar autorësinë e krimit, të ndoshur 4 ditë më parë në zonën e Rinasit. Ngjarja ka si zanafilli një konflikt gjyqësor për një sipërfaqe toke në zonën e Gjirit të Lalzit, zonë kjo ku do ndërtohet një resort turistik nga kompania e Mitrit “Omnix Albania”. Duke qënë kundër me këtë ndërtim personat e mësipër sipas policisë kanë ushtruar dhunë ndaj biznesmenit vetëm pak ditë pasi Këshilli Bashkiak i Durrësit dha lejen dhe miratoi sheshin e ndërtimit për kryerjen e punimeve.

Nga ana tjetër Mitri ka treguar për momentet e konfliktit në Qafë-Kashar. Sipas tij, dy persona e kishin goditur me sende të forta, kryesisht me një shkop bejzbolli, në pjesët e poshtme të gjymtyrëve në kokë dhe në trup. Kujtojmë që pas dhunimit në kryqëzimin e Laknasit, autorët i bënë thirrje biznesmenit që të largohet nga Shqipëria.

Padia e trashëgimtarit Pal Seçunit
Një pjesë e sipërfaqes së tokës ku do ndërtohet resorti nga kompania e Faad Mitrit, pretendohet nga Pal Seçuni se i takon atij, pasi ai rezulton të jetë trashëgimtar i babait të tij Hill Seçuni. 71 vjeçari Pal Seçuni ka paditur bashkinë e Durrësit, duke kërkuar prej saj ti njohë sipërfaqen e tokës prej 45 mijë metra katrorë që ndodhet në fshatin Dajç të komunës Ishëm.

Çështja gjyqësore i ka rënë kryegjyqtares së Durrësit Joana Qeleshi, kjo e fundit një punonjëse dikur pranë zyrës juridike të Argita Malltezit, vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas zhvillimit të dhjetëra seancave gjyqëosre, dëgjimin e dëshmitarëve dhe njohjen me aktin e ekspertimit të ekspertit Kalo Xhuvani, në 25 mars 2016 gjyqtarja Qeleshi ka vendosur të pranojë kërkesë padinë e 71-vjeçarit duke detyruar bashkinë Durrës dhe hipotekën e këtij qyteti që ti njohin pronësinë.

Në fakt ky vendim është bërë “molla e sherit”, pasi persona që qëndrojnë prapa shpinës së 71-vjeçarit në këtë sipërfaqe kanë ndërtuar dhe një lokal druri, të cilin e shfrytëzojnë për qëllime biznesi.

Por kjo nuk është synimi i tyre, pasi nëpërmjet firmave të ndërtimit, ata kërkojnë ngritjen e vilave apo hoteleve në këtë zonë. Nga ana tjetër qeveria dhe bashkia e Durrësit ka miratuar lejën për kompaninë “Omnix Albania”, duke pretenduar se toka në Gjirin e Lalzit është shtetore dhe jo private.

Mirëpo të kundërtën e kësaj ka vendosur gjyqtarja Qeleshi, e cila me vendimin e saj e ka future në një spirale pa zgjidhje këtë çështje. Në asnjë rresht të vendimit, nuk përmendet statusi ligjor i asaj prone publike, madje as vendimet e institucioneve shtetërore për zhvillimin e kësaj prone. Shoqëria “Omnix Albania” kishte bërë gati nisjen e punimeve në ditët e para të muajit Tetor dhe kjo ka bërë edhe me agresiv dhe të dhunshëm njerëzit që e pretendojnë këtë pronë, tashmë të njohur dhe me vendim gjykate.

Historia e resortit
Ka qënë 10 maji i 2013 kur kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi kanë firmosur në Këshillin Kombëtar të Territorit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e Gjirit të Lalzit. Berisha dhe Olldashi, i dhanë “ok” kompanisë “Omnix Albania” të Faad Mitrit por nuk mundën të miratonin lejën e ndërtimit për shkak të humbjes së pushtetit në 23 qershor të po atij viti. Muajt kaluan dhe në qeveri erdhi kryeministri Edi Rama. Ky i fundit vijoi të mbështesë projektin duke lejuar kompaninë e mësipërme të vijojë investimin e planifikuar në Shqipëri, duke paguar një taksë vetëm 1 euro për metër katror.Leja është miratuar dhe gjithçka ishte bërë gati.Projekti ka një vlerë prej 180 milion euro, para këto që do shpenzohen nga një kompani nga Katari.

Ajo quhet “Omnix Albania” me pronar shtetasin nga Katari Jamal Abdulsalam Abu Issa. Kompania është regjistruar në vitin 2008 në QKR, ku ka regjistruar një kapital prej 1.1 miliardë lekësh, afërisht 10 milionë dollarë.

Abuissa rezulton edhe administrator i shoqërisë, detyrë që ja ka deleguar për një kohë të shkurtër përfaqësuesit të tij ligjor, Faad Mitri, me pasaportë amerikane i lindur në Liban. Investitori nga Katari zotëron edhe një kompani tjetër në Shqipëri të quajtur OMNIX CONTRACTING AND ENGINEERING, administrator i së cilës është gjithashtu Faad Mitri.

Objekti i aktivitetit të shoqërisë “OMNIX Albania” është Zhvillimi i pasurive te paluajteshme, investime ne infrastrukture, turizem, Botime, shërbime mediatike dhe publiciteti, aktivitet në fushën e radios dhe televizionit, Import-eksport,etj. Adresa kryesore e kompanisë është komuna Draç në Gjirin e Lalzit./shqiptarja.com/a.k

faksimile mitri
(Faximile e vendimit të gjyqtares Qeleshi për pronën)

Next Post
Powell: Trump, fatkeqësi kombëtare!

Powell: Trump, fatkeqësi kombëtare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
Rrezikoi jetën e pushuesve, drejtuesi i Jet Ski ndëshkohet me 3 milionë lekë gjobë

Rrezikoi jetën e pushuesve, drejtuesi i Jet Ski ndëshkohet me 3 milionë lekë gjobë

August 6, 2026
Prapaskenat e atentatit të vitit 1996/ Gjyqi për vrasjen e Tupac, zbardhen detajet e reja për pesë personat në dy makinat e natës fatale

Prapaskenat e atentatit të vitit 1996/ Gjyqi për vrasjen e Tupac, zbardhen detajet e reja për pesë personat në dy makinat e natës fatale

August 6, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Pezullohet operacioni për shkak të errësirës, vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com