• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiç kërkon autonomi më të madhe për serbët në Veri: E mendojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën

by Java News
09/06/2023 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i bëri thirrje Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë, që përbëjnë shumicën lokale dhe të cilët bojkotuan votimet paraprake.

“Të gjithë serbët në veri e mendojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti”, tha Vuçiç në një intervistë për Reuters-in, më 9 qershor.

Ai tha se “dikush duhet ta marrë situatën nën kontroll dhe të organizojë zgjedhjet (e reja) atje”.

Javën e kaluar, dhuna shpërtheu në veri të Kosovës, pasi kryetarët e komunave, shqiptarë etnikë, u vendosën në objektet komunale, në komunat e banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale që u mbajtën në prill, në të cilat pjesëmarrja ishte vetëm 3.5 për qind.

Si përgjigje ndaj trazirave, në të cilat protestuesit serbë u përleshën me paqeruajtësit e NATO-s, duke lënë dhjetëra të plagosur nga të dyja palët, Serbia i vuri forcat e saj të armatosura në gatishmërinë më të lartë luftarake. Ndërkaq, NATO dërgoi përforcime në misionin e saj në Kosovë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Prishtinës që të organizojë zgjedhje të reja rajonin me shumicë serbe, në mënyrë që të qetësohen tensionet, ndërkaq Serbia të braktisë gatishmërinë luftarake dhe të largojë trupat nga kufiri me Kosovën.

Megjithatë, Vuçiç tha se autoritetet në Kosovë do të duhet të bëjnë disa lëshime për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja.

“Ende nuk kemi një asociacion të komunave serbe, ende nuk ka tërheqje të forcave speciale të policisë (shqiptarëve të Kosovës) dhe kryetarëve të komunave”, tha Vuçiç.

Marrëveshja, tash e 10 vjet e vjetër, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, parashikonte që serbët në veri të themelonin Asociacionin e komunave vetëqeverisëse, në këmbim të njohjes së institucioneve të Kosovës, por marrëveshja nuk u zbatua kurrë, kujton Reuters.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se zona me shumicë serbe, në rast se do t’i jepej autonomi më e madhe në kuadër të Asociacionit të komunave, do të mund të organizojë referendum për bashkimin me Serbinë.

“Serbët (në veri) janë gjithmonë të gatshëm të bisedojnë, por ju duhet t’u ofroni atyre diçka”, tha Vuçiç.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të këtij muaji, tha se vendi mund të mbajë zgjedhje të reja në komunat për të cilat bëhet fjalë, në qoftë se 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion, përmes të cilit kërkohen zgjedhjet.

Ajo, gjithashtu, akuzoi Serbinë për ndërhyrje.

Vuçiç ka deklaruar se “ajo që po thonë këta njerëz është tmerruese” dhe akuzoi Kurtin se nuk është gati për kompromis.

“Jam i sigurt se (Kurti) nuk do të investojë asnjë minutë nga koha e tij apo një pikë djerse për të gjetur një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiç.

Ai, gjithashtu shtoi se Serbia po shqyrton nëse do të zvogëlojë gatishmërinë e saj luftarake.

“Ne do t’i mbajmë trupat tona në gatishmëri të lartë dhe jo në gatishmërinë më të lartë luftarake, sepse kjo kushton shumë”, tha ai./m.j

Next Post
Plagosën 30 trupa të NATO-s në Veri, KFOR: Pas protestuesve serb në kufi fshihen disa grupe kriminale

Plagosën 30 trupa të NATO-s në Veri, KFOR: Pas protestuesve serb në kufi fshihen disa grupe kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com