• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vuçiç: Ja pse vendosa të mos vij në Shqipëri, pas disa telefonatave me Ramën

by Java News
08/10/2015 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka zyrtarizuar mungesën e tij për ndeshjen e sotme. Me anë të një letre të publikuar nga “Blic”, Vuçiç shpjegon arsyet pse vendosi të mos vijë për ndeshjen, edhe pse ishte ftuar nga kryeministri Rama prej kohësh.

“Në përputhje me rrethanat, dhe për shkak të politizimit të jashtëzakonshëm të një ngjarje sportive, pas disa bisedave telefonike me kryeministrin Rama, kam vendosur të mos udhëtoj në Elbasan.

Si kryeministër i Republikës së Serbisë dënoj fuqishëm sulmin e huliganëve për lojtarët tanë dhe bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë, të cilët janë të pranishëm në këtë ngjarje sportive, për të siguruar sigurinë e plotë përpara, gjatë dhe pas kryerjes së ndeshjes.

Lojtarëve tanë u uroj sukses dhe fitore, por para së gjithash luftoni për emblemën dhe flamurin e Serbisë. Do të shtoja se pavarësisht rezultatit, si kryeministër u uroj atyre shumë fitore në të ardhmen”, thuhet ne letren e Vucic.

Megjithatë, ai vlerëson marrëdhëniet me Shqipërinë dhe atë që është bërë gjatë këtyre muajve të fundit.

“Serbia dhe Shqipëria kane punuar për mirëkuptimin reciprok dhe krijimin e kontakteve të rregullta që kontribuojnë për një bashkëpunim më të mirë politik dhe ekonomik mes dy vendeve, pas dekadash heshtjeje dhe armiqësie te ngrirë.

Ne kemi filluar të flasim për projekte të mëdha dhe të rëndësishme, të tilla si ndërtimi i autostradës Nish­Durrës dhe Beograd­-Podgoricë­, Tiranë­-Shkodër.

Unë e di mirë se është ende më e lehtë dhe më popullore për të ngritur tensionet, sepse është gjithmonë e lehtë për të zgjedhur rrugën e rezistencës më pak dhe për të lidhur veten me urrejtje ne vend të perceptimit racional të së ardhmes.

Megjithatë, unë besoj se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe udhëheqja e Serbisë, permes shkëmbimit të studentëve më të mirë, i dërgojme një mesazh të rëndësishëm jo vetëm për popullin tonë, por edhe në të gjithë botën, që duken serioz dhe të përgjegjshëm në të ardhmen e rajonit”, thuhet ne leter.

Vuçiç raportohet se sot do të takohet me zyrtarin e lartë britanik, Philip Hammond, dhe kjo duket se është një arsye më shumë për të mos udhëtuar në Shqipëri.

Next Post

Foto Galeri/ Rama dhe 50 studentët serbë: "Just have fun, enjoy the game"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com