Shefi i qeverisë Edi Rama e ka nisur këtë ditë të superndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë duke zhvilluar në takim me një grup studentësh serbë të cilët kanë ardhur për të ndjekur nga “Elbasan Arena” ndeshjen e shumëpritur.
Atmosfera e takimit të studentëve serbë është dukur mjaf miqësore, teksa ata janë takuar një e nga një me Kryeministrin shqiptar. Ky i fundit i ftoi ata të ndihen si në shtëpinë e tyre, një traditë kjo e shqiptarëve, pasi tashmë të dy vendet nuk janë armiq, por janë miq.
50 studentë serbë kanë mbërritur në Tiranë, nën shoqërinë e ministrit serb të arsimit, Sërgjan Verbiç. Ata do të mirëpriten si miq në familjet e 50 studentëve shqiptarë, dhe pritet që kjo vizitë të kthehen dhe në Serbi.




