Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi në Llaple Sello , afër Prishtinës, se investimet në ekonominë e Kosovës e Metohisë dhe punësimi i serbëve përbëjnë rëndësi prioritare për Serbinë, e cila është e gatshme të ofrojë të gjitha lehtësitë e mundshme që biznesmenët serbë të investojnë në Krahinë, siç raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.
“Mund edhe të subvencionojmë dhe këtu s’ka asnjë problem për ne”, ka thënë Vuçiq gjatë bisedës me serbët në Llpale Sello, të cilët gati me një zë janë shprehur se për të mbetur në Kosovë ka nevojë për më shumë vende pune, shkolla, mjekë … dhe shumëçka tjetër që nevojitet për një të ardhme të qëndrueshme.
Siç citohet të jetë shprehur ai “këta nga Prishtina kohë pas kohe shfryjnë me këtë gjë, meqë sikur duan të tregojnë në vend se janë shtet, dhe, kur duhet vetëm ta mbyllin një zarf, duhet të vënë 22 vula dhe nuk di çfarë tjetër, mandej edhe 13 pulla këshilloji e asilloj…” Nuk ka problem, i ngjitni që të 13 pullat, 70 vulat, nëse ajo firmë serbe do të punësojë disa serbë në Kosovë e Metohi”, ka thënë Vuçiç. (b.an)