• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministria e Kulturës i jep zgjidhje ‘plagës’ në Xhaminë e Plumbit, miratohet projekti i restaurimit

by Java News
22/01/2018 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Më në fund një projekt për të shpëtuar Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga përmbytjet. #MbrojmeTrashegimineKulturore,- ky është lajmi i mirë që Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shpërndarë ditën e diel përmes një statusi në Facebook ku thekson se  pas një bashkëpunimi të hershëm, projekti i restaurimit tashmë është gati.

“Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës i japin zgjidhje plagës kryesore të Xhaminë e Plumbit në Shkodër, pas miratimit të projektit për restaurimin e saj.

Ky është vendimi i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve marrë në mbledhjen e tij të fundit, ku u shqyrtua në detaje projekti “Restaurimi i Xhamisë së Plumbit, Shkodër”, hartuar nga studio Ecolimarlik me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve në Turqi.

Për këtë projekt Ministria e Kulturës ka nisur një bashkëpunim të hershëm me Ambasadën turke dhe Agjencinë turke Tika, duke njohur vështirësinë e ndërhyrjes në një si të tillë që pëson rregullisht përmbytjet nga lumi por edhe nga uji i reshjeve”, shkruan Kumbaro.

Ministrja gjithashtu thekson se ndërhyrja e posaçme kërkon ndërtimin e një dige rreth xhamisë për të mbajtur larg ujrat nga muri strukturor i ndërtesës dhe për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë këtij fenomeni që jo vetëm e bën të papërdorshme Xhaminë e Plumbit por edhe ka dëmtuar vlera të saj, që tashmë do të jenë objekt restaurimi.

Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitit 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushatliu, ajo është shpallur Monument Kulture në vitin 1973 dhe është e vetmja xhami e ngelur në këtë zonë nga periudha osmane.

Xhamia është e ngritur në një fushë midis lumit të Drinit dhe kodrës së Kalasë së Rozafatit. Arkitektura e saj interesante përbëhet nga një sallë lutjeje në formë katrore, nga portiku i mbyllur në veri i rrethuar me harqe, në qoshen jugperëndimore gjendet tyrbja në formë katrore dhe minarja. Në anë të sallës kryesore të lutjes, jashtë dallohen dy ballkone në formë portiku të rrethuar me harqe në formë galerie që rrallë ndeshet në xhami të tjera.

Sipas të dhënave në IMK punimet restauruese të fundit janë bërë në vitin 1863, pas kësaj deri në shekullin e 20 nuk ka ndonjë ndërhyrje tjetër të regjistruar. Në vitin 1967 minarja e xhamisë është rrëzuar nga rrufeja. Gjatë viteve të regjimit komunist xhamia ka qenë e mbyllur dhe është hapur vetëm në vitin 1991. Në ndërhyrjet e viteve të fundit e gjithë suvatimi i ndërtesës është rinovuar me suva çimentoje dhe të gjitha dritaret dhe dyert janë rinovuar.

“Tashmë vjen faza e vështirë e zbatimit të këtij projekti kompleks, por që do të shtojë një destinacion të ri për t’u vizituar në Shkodrën e kulturës dhe të diversitetit fetar”, përfundon Kumbaro në statusin e saj. /ma.me

Next Post
Banka Botërore miraton financimin prej 71 milionë USD, zonat që përfitojnë

EKONOMI/ Apeli i BB: Menaxhoni më mirë shpenzimet publike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

June 23, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi për ditën e sotme nga Jorgo Pulla, ja çfarë parashikohet për të gjitha shenjat

June 23, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Riorganizohet Policia e Shtetit, emrat e rinj që marrin drejtimin e qarqeve

June 23, 2026
Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

June 23, 2026
Përmbytjet / Ekonomi: Të mbjellat nuk janë dëmtuar, kemi dërguar ushqim për bagëtitë të mjaftueshme për dy javë

Protesta/ Ekonomi: “Algoritmi politik”, një nga rreziqet e sotme të demokracisë. Dëmton debatin real dhe bëhesh “aktor” pa bërë asgjë

June 23, 2026
SHBA-të lehtësojnë sanksionet për naftën, Irani mohon pretendimin për inspektorët bërthamorë

SHBA-të lehtësojnë sanksionet për naftën, Irani mohon pretendimin për inspektorët bërthamorë

June 23, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kosovë/ “Paga kalimtare”, mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

June 23, 2026
Deklaratat e Spiropalit? Gogu për kundërshtitë brenda PS: Jemi parti me biodiversitet

Deklaratat e Spiropalit? Gogu për kundërshtitë brenda PS: Jemi parti me biodiversitet

June 23, 2026
“Ti mbete vetëm”, Rama i drejtohet protestuesit të ulur në shkallët e Kryeministrisë: Eja tek unë…

“Ti mbete vetëm”, Rama i drejtohet protestuesit të ulur në shkallët e Kryeministrisë: Eja tek unë…

June 23, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In