Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, së bashku me familjen e tij, është zhvendosur në një vend të sigurt, pasi në afërsi të shtëpisë së babit të tij, në lagjen Jajinci janë gjetur kuti me municion, tha Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, gjatë një paraqitje në programin e Radio Televizionit të Serbisë.
Ai tha se municioni është gjetur në një pyll jo larg vendit ku për shkak të kthesës makinat duhet të ngadalësojnë shpejtësinë. Sipas tij, dikush nga qytetarët ka lajmëruar gjetjen e kutive.
Stefanoviç tha se është “i shqetësuar për sigurinë e kryeministrit Vuciç, dhe se është e domosdoshme që të bashkërendohet puna e shërbimeve të sigurisë”, transmeton REL. (b.an)










