Armatimet që Serbia do të marrë nga Rusia nuk janë ofensive, por shërbejnë për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, deklaroi kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, pas kthimit nga Moska, ku ishte në një vizitë zyrtare dhe ku u prit edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Gjatë një interviste në televizionin privat Pink, kryeministri Vuçiç shtoi se bëhej për gjashtë avionë, tip MiG-29, që Moska do t’ia japë Beogradit gjatë javëve të ardhshme.
Bëhet fjalë për avionë që nuk mund të krahasohen me MiG-21, për të cilët media kroate ishte shprehur me shqetësim.
Përveç avionëve, tip MiG-29, Serbia do të marrë nga Rusia edhe 30 automjete të blinduara dhe tanke, tip T-32.











