• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doshi kritika të ashpra: Dëshmitarët e drejtësisë në rrezik

by A R
29/03/2017 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektligji “Për mbrojtjen e dëshmitarëve të drejtësisë” ka përplasur në komision deputetët e Partisë Socialiste.

Nisma e hartuar nga deputetët parashikon që pjesë e komisionit që do të vlerësojë rastet e dëshmitarëve të mbrojtur të jenë edhe institucionet e reja, si përfaqësues të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë, dhe Prokurorët e Posaçëm Antikorrupsion, raporton “Panorama”.

Por ky përafrim i legjislacionit, në kuadër të Reformës në Drejtësi, nuk është pritur mirë nga deputeti socialist Tom Doshi.

Ky i fundit ka kërkuar që ligji të mos mjaftohej vetëm me ndryshime të vogla teknike, por të zgjidhte problemet që, sipas tij, kanë dëshmitarët e mbrojtur.

Për Tom Doshin, dëshmitarët e mbrojtur nga Policia janë lënë rrugëve dhe po u kanoset jeta.

“Kena pa nji dëshmitar të mbrojtun që ka ken në Itali, që e kishin lënë rrugëve. Pra kishte bashkëpunuar me Policinë e Shtetit në atë kohë. Po me këta njerëz që kanë ken, ça do bahet, kur ky ligj të hyjë në fuqi? Ka pas raste që është ndërruar identiteti i dëshmitarit të mbrojtur dhe kjo është bërë në bashkëpunim me vendet partnere, siç është Italia apo Gjermania. Ka pas raste që dëshmitari i mbrojtur ka mbetur rrugëve, pra kur bashkëpunon me prokurorinë, me ligj ka ken që të shkollohen fëmijët e tij, të ketë banesë për të. Kurse pas dy- tre vjetësh ka raste në atë kohë, kur Agron Kuliçi i ka manipuluar njerëzit, kanë shkuar në Itali dhe kanë ngel rrugëve.”, ka thënë Doshi gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.

Deputeti i Shkodrës tha më tej se policët gjyqësorë nuk duhet të kenë shumë kompetenca për dëshmitarët e mbrojtur, pasi sipas tij ata mashtrojnë dëshmitarët.

“Unë për vete propozoj që kur tjetri bëhet bashkëpunëtor, mos t’i jepet kaq kompetencë Policisë së Shtetit, por të jetë prezent edhe prokurori, gjyqtari, dhe përfaqësuesi i Policisë. Pra mos t’i japin kaq shumë pushtet Policisë në këtë rast, sepse këtu bëhet fjalë për jetën e njerëzve. Ai tjetri vjen e dëshmon në gjyq dhe nesër dalin dhe i kërcënojnë fëmijët apo gruan, mund ta ekzekutojnë. Në këtë rast që mos e pësojë, kanë shumë kompetencë dhe oficerat e Policisë Gjyqësore sot. Ata s’kanë asnji kompetencë, por i mashtrojnë dëshmitarët”, ka thënë Doshi. Por ekspertja ligjore, Drita Rreshka, tha gjatë mbledhjes se ligji trajton vetëm ndryshime teknike dhe për rastin e dëshmitarëve të mbrojtur, ligji është i plotë dhe reflekton standardet perëndimore.

Por Doshi ka vijuar replikën. “A bëhet fjalë për mbrojtje dëshmitari ktu? Për ça bëhet mbrojtja, se do t’i japim ne nji pushkatar me veti dhe ta ruajë mos ta vrasin?! Ça statusi je duke ba për dëshmitarin, vetëm që të mbrohen nga ana fizike, të vijë të dëshmojë në gjyq dhe ta çojë deri në shpi? Unë të them që ligji deri më sot nuk është zbatu, ça do të bajmë?”, ka thënë Doshi.

Por Vasilika Hysi ka kërkuar që deputeti Doshi të thërrasë në seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve kryeprokurorin Llalla. Sipas Hysit, ligjet janë të mira, por problemi qëndron te zbatimi. Por deputeti i Shkodrës, në kundërpërgjigje, ka thënë gjatë mbledhjes se kryeprokurori pas mandatit mund të bëhet biznesmen, por ligjet do të mbeten.

“Ne e dimë sot se kush është Prokurori i Përgjithshëm, ne nuk do të bazohena se ça thotë Prokurori i Përgjithshëm. Prokurori ka dhe dy muaj mandat dhe ikën, nesër bëhet biznesmen, ne flasim që ky ligj do të mbetet”, ka thënë deputeti i PS-së./a.m.

Next Post
Basha: Nuk u befasova nga ndryshimet në qeveri, shkak i luftës mes bandave

4 mesazhet e Bashës, a po e braktis opozita çadrën për të shkuar në zgjedhje?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In