Partia Përparimtare Serbe (Srpska napredna stranka) e Aleksandar Vuçiçit ka vlerësuar se kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiç me aksionin fatal diplomatik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ka bërë më shumë për pavarësinë e Kosovës se sa Thaçi e Haradinaj dhe se e ka humbur kredibilitetin që të merret me Kosovën, përcjell Fonet.
Në deklaratën e kësaj partie, transmeton Koha.net, theksohet se kështu dinjiteti i Serbisë është shkelur më shumë dhe më dhembshëm se sa që kanë mundur të shkelin forcat e përbashkëta të Jammy Sheas, Wesley Clarkut dhe Javier Solanës.
Gjykata Ndërkombëtare Drejtësisë n ë korrikun e vitit 2010 e kishte shpallur të ligjshme pavarësinë e Kosovës pasi Serbia e kishte dërguar për vlerësim këtë akt. (b.an)