• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Diella” merr çmimin e parë në Samitin e Dubait, Ibrahimaj: Shqipëria vendosi standarde që frymëzojnë ndryshime përtej kufijve

by E B
05/02/2026 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria u vlerësua me çmimin e parë “Future Fit Seal – Global Edition” për Diella, ministren e parë të bazuar në inteligjencë artificiale.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në fjalën e mbajtur në World Governments Summit në Dubai deklaroi se Diella, është dëshmi se lidershipi në inovacion përcaktohet nga vizioni dhe guximi për të rishikuar modelet tradicionale të qeverisjes.

Sipas saj, përmes Diellës, Shqipëria ka vendosur standarde që po frymëzojnë ndryshime edhe përtej kufijve të saj.

“Qeveria shqiptare po ndërton një administratë moderne dhe transparente dhe do të vazhdojë të investojë në inovacion si një shtyllë kyçe për përmirësimin e shërbimeve publike dhe forcimin e shtetit, për gjeneratat e sotme dhe ato që vijnë.

Diella dëshmon se lidershipi në inovacion nuk përcaktohet nga madhësia e vendit apo e buxhetit, por nga vizioni dhe guximi për të rishikuar modelet tradicionale të qeverisjes. Përmes Diellës, Shqipëria ka vendosur standarde që po frymëzojnë ndryshime edhe përtej kufijve të saj.

Ky vlerësim ndërkombëtar na motivon të ecim përpara me edhe më shumë vendosmëri drejt një qeverisjeje të orientuar nga e ardhmja”, deklaroi Ministrja.

Kjo e fundit shtoi se Diella u vlerësua si fituese pasi përfaqëson një hap të guximshëm drejt përdorimit të teknologjive të avancuara në administratën publike. Po ashtu, Ibrahimaj nënvizoi se Diella pasqyron vizionin e Shqipërisë për një model të ri qeverisjeje, ku inovacioni ndërton besim, teknologjia u shërben njerëzve dhe e ardhmja ndërtohet me përgjegjësi dhe qëllim të qartë.

“Prej dy ditësh jam në World Governments Summit në Dubai, një nga platformat më prestigjioze globale ku qeveri dhe liderë nga e gjithë bota mblidhen për të diskutuar të ardhmen e qeverisjes. Në qendër të çdo bisede është inovacioni digjital dhe mënyra se si inteligjenca artificiale mund të përkthehet në përfitime konkrete për qytetarët dhe biznesin, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve publike.

Jam veçanërisht e nderuar që këtë vit Shqipëria u vlerësua me çmimin e parë “Future Fit Seal – Global Edition” për Diella, ministren e parë të bazuar në inteligjencë artificiale”, u shpreh ajo.

Next Post
“Pse më sheh”/ Dëshmon Henrik Hoxha, zbulon si nisi konflikti me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja, të merrja hak

“Pse më sheh”/ Dëshmon Henrik Hoxha, zbulon si nisi konflikti me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja, të merrja hak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Golat e yjeve në Botëror u kushtojnë miliona kompanive të basteve

Golat e yjeve në Botëror u kushtojnë miliona kompanive të basteve

July 3, 2026
Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

July 3, 2026
Të quash Luigj Gurakuqin “makiavelist” në mes të Shkodrës, është guxim apo mosdije?

Shkupi dhe shtatorja e Skënderbeut

July 3, 2026
Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do të trajnojë edhe pilotë të NATO-s, FA më e mirëpaguara në rajon

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do të trajnojë edhe pilotë të NATO-s, FA më e mirëpaguara në rajon

July 3, 2026
Franca regjistron 2,025 vdekje shtesë në kulmin e të nxehtit, ndërsa Evropa përgatitet për mot më ekstrem

Franca regjistron 2,025 vdekje shtesë në kulmin e të nxehtit, ndërsa Evropa përgatitet për mot më ekstrem

July 3, 2026
Tiranë-Prishtinë, marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

Tiranë-Prishtinë, marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

July 3, 2026
Rama njofton hapjen e Shkollës së Forcave Speciale: Do të trajnohen e stërviten nga Izraeli

Rama njofton hapjen e Shkollës së Forcave Speciale: Do të trajnohen e stërviten nga Izraeli

July 3, 2026
Shtyhet për në 24 korrik seanca Veliaj-Dado, mungon avokati. Kryebashkiaku: Më duhet ndihmë juridike

Shtyhet për në 24 korrik seanca Veliaj-Dado, mungon avokati. Kryebashkiaku: Më duhet ndihmë juridike

July 3, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Gjyqi me Dadon, Veliaj në Administrative: Vendimi i GJK tregon mangësi serioze në paraburgimin tim

July 3, 2026
Zgjerimi i BE-së: Ukraina dhe Moldavia përpara Ballkanit, Shqipëria dhe Mali i Zi në krye

Zgjerimi i BE-së: Ukraina dhe Moldavia përpara Ballkanit, Shqipëria dhe Mali i Zi në krye

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In