Real Madridi ka vijuar me formën e mirë në Spanjë, edhe pse për të marrë pikët e plota në udhëtim ndaj Eibarit vuajtën për fitoren me shifrat 1-2.
Dy golat për Los Blancos i realizoi Cristiano Ronaldo, në minutën e 34’ për 1-0 dhe në 84’ për 1-2, ndërsa për vendasit, që bënë paraqitje fantastike, realizoi Ivan Ramis në minutën e 50-të.
Pas kësaj fitore të vështirë, Reali ka shkuar në kuotën 57 pikëve, 12 më pak se lideri, Barcelona, që sonte përballet me Malagan./a.m.










