• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrojtimi i 2019/ Shtohen familjet e varfra në Shqipëri, konsumojnë më pak se 20 mijë lekë në muaj

by Java News
03/01/2020 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjet e shtresës normale dhe të mesme, që konsumojnë mbi 20 mijë lekë në muaj po vijnë në ulje, ndërkohë që po rriten ato që konsiderohen si të varfra, që konsumojnë më pak se 20 mijë lekë në muaj. Konstatimi është bërë nga Banka e Shqipërisë në një vrojtim të fundit për shpenzime e familjeve.

Brenda të njëjtit kampion që intervistoi Banka e Shqipërisë këtë vit u vu re një rënie e numrit të familjeve që konsumojnë nga 20-50 mijë lekë në muaj.

Sipas grafikut më poshtë shihet se ky grup familjesh përben shtresën e mesme dhe grupimin më të madh të njësive familjare në vend. Përgjatë gjysmës së parë të vitit 2019 Banka në të gjithë vendin vuri re një tkurrje të familjeve më të ardhura të larta dhe rritje të familjeve me të ardhura më pak se 20 mijë lekë.

Rreth 50.4% e të përgjigjurve vijojnë të deklarojnë shpenzime mujore në nivelin ’20-50 mijë lekë’, dhe kjo peshë ka rënë me 2 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar.

Nga ana tjetër, pesha e familjeve që deklarojnë shpenzime në nivele të larta (mbi 50 mijë lekë në muaj) ka shënuar rënie të lehtë në terma 6-mujorë dhe në terma vjetorë. Prirja e kundërt vihet re në rastin e dy grupeve me nivelet më të ulëta të shpenzimeve me më shumë se 4%.

Gjatë 6-mujorit në analizë, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të të ardhurave, duket se është zhvendosur pak drejt niveleve të ulëta krahasuar me 6-mujorin e kaluar.

Kështu, pjesa më e madhe e familjeve (rreth 53% e tyre) vijon të mbetet në nivelin ‘17-50 mijë lekë’. Nga ana tjetër, rreth 11% e tyre deklarojnë të ardhura të ulëta mujore “deri në 17 mijë lekë” (në rritje me 1 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e dytë të vitit 2018), 27% deklarojnë të ardhura mujore ‘50-100 mijë lekë’ dhe 7% deklarojnë të ardhura në nivelin “100-200 mijë lekë”.

Banka e Shqipërisë e formuloi indeksin e shpenzimeve si shumë e peshuar e frekuencave në % të përgjigjeve me koeficientët e përcaktuar për çdo interval si në vijim: ‘deri në 10 mijë lekë’ me 0.2; ‘10-20 mijë lekë’ me 0.4; ‘20-50 mijë lekë me 0.6’; ‘50-100 mijë lekë me 0.8’ dhe ‘mbi 100 mijë lekë’ me 1. Vlerat e marra për çdo vit janë kthyer në indeks me bazë vitin 2010 =100. Rritja e vlerës së indeksit nënkupton rritje të nivelit të shpenzimeve të domosdoshme. /Monitor/

Next Post
“Shijova qebapin më të mirë”, Dua Lipa feston Vitin e Ri në restorantin shqiptar në Nju-Jork

“Shijova qebapin më të mirë”, Dua Lipa feston Vitin e Ri në restorantin shqiptar në Nju-Jork

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

March 5, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In