• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vritini robotët para se të jetë tepër vonë…”, apeli i shkencëtarëve

by A R
21/08/2017 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 100 shkencëtarë dhe ekspertë që merren me inteligjencën artificiale i kanë bërë apel Kombeve të Bashkuara që të ndalojnë zhvillimin e teknologjisë së robotëve vrasës.

Sipas tyre kjo lloj teknologjie ushtarake do të bëjë që të nisin dhe të mbarojnë lufta pa e kuptuar njerëzit se çfarë po ndodh dhe përse.

116 shkencëtarë dhe ekspertë nga e gjithë bota, i kanë bërë një apel organizatës së kombeve të Bashkuara për të ndaluar zhvillimin e teknologjisë së “robotëve vrasës”.

Apeli u bë me rastin e konferencës ndërkombëtare mbi inteligjencën Artificiale të mbajtur në Melburn të Australisë.

Shkencëtarët kanë kërkuar që të ndërpriten kërkimet mbi armët që përdorin inteligjencën artificiale, pasi sipas tyre ato janë si kutia e pandorës që pasi të hapen do të jetë shumë e vështirë për t’i mbyllur.

Shkencëtarët dhe ekspertët kanë lëshuar një apel për të ndaluar përdorimin e “armëve vdekjeprurëse autonome”, të ashtuquajtur robotët vrasës, siç ka ndodhur edhe me herët me armët kimike dhe biologjike.

“Pasi të zhvillohen këto armë, do të lejojnë që të luftohen konfliktet në një shkallë të paparë më parë dhe me një shpejtësi tepër të madhe, aq sa qeniet njerëzore nuk do t’I kuptojnë dot”, thuhet në apelin e 116 shkencëtarëve.

Promovuesi i këtij apeli është akademiku Tobi Ualsh, i cili jep mësim në Universitetin e “New South Wales”, njëri prej intelektualëve që në vite kanë denoncuar rreziqet e përdorimit të inteligjencës artificiale.

“Të gjithë dëshirojmë që automjetet tona të drejtohen vetë, duam që kjo teknologji të zhvillohet, sepse jep shumë përfitime. Por e njëjta teknologji me pak modifikime mund të përdoret për qëllime shumë të këqija” – ka sqaruar profesori Australian. Grupi I akademikëve dhe ekspertëve kërkon nga ligjvënësit që të hartojnë ligje shumë të pakta në lidhje me zhvillimin e inteligjencës artificial, ashtu siç është bërë për armët kimike./a.m.

Next Post
“Puna me aftësi të kufizuara”, historitë e shqiptarëve përfitues nga programi i USAID

"Puna me aftësi të kufizuara", historitë e shqiptarëve përfitues nga programi i USAID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

October 9, 2026
VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

October 9, 2026
Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

October 9, 2026
Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

October 9, 2026
“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

October 9, 2026
E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

October 9, 2026
Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

October 9, 2026
Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

October 9, 2026
“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

October 9, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com