• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vreri, që vjen nga suksesi i turizmit këtë vit

by Mero Baze
17/08/2022 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kurrë nuk kam parë kaq shumë urrejtje kundër turizmit shqiptar nga një rreth njerëzish në politikë dhe media që i përkasin politikisht një fluksi opozitar. Së paku dy drejtues opozitar Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë postuar rregullisht plazhe të filmuara pa njerëz. Dhjetëra personazhe histerik rreth tyre postojnë çdo ditë fatura të shtrenjta të lokaleve luksoze në jug, të tjerë duke stërmadhuar incidente banale, e deri tek përpjekja për të bërë politikë me një vdekje tragjike si ajo e Himarës.

Këtij kori i bashkëngjiten pastaj  një tufë delirantesh shqiptare që në përpjekje për të njoftuar komshinjtë që kanë shkuar në plazh në Greqi, apo Turqi, postojnë idiotësira që aty janë shezlong-ët falas, madje të japin dhe fruta po tu shkosh. A thua se shqiptarët nuk e kanë parë ndonjëherë Greqinë, këto 30 vjet dhe e kanë zbuluar dikush në vitin 2022.

Dhjetëra veprimtarë të opozitës të njohur si të tillë, nëse ua shikon profilet në rrjetet sociale, kanë çdo ditë garë ku të gjejnë ndonjë çadër bosh për ta postuar, ose ndonjë qese plehrash. Po gjetën ndonjë faturë byreku të shtrenjte pastaj merr flak Shqipëria.

Është e qartë që kjo është një qasje negative me frymëzim politik, më shumë se sa shërbime të paguara nga vendet rivale. Në këtë rast armiqtë më të mëdhenj të turizmit shqiptarë, janë disa shqiptarë të dëshpëruar që kanë moton “pas meje qameti” Dhe atyre u ka ndodhur qameti.

Të vetmit të cilët duket qartazi që kanë një frymëzim financiar janë disa gazetarë apo media në Kosovë,  që paguhen prej agjencive të Kosovës që çojnë pushues në Turqi dhe Mal t Zi që fillojnë qysh në muajin Maj, me propagandë kundër turizmit të Shqipërisë. Në shumë raste ka dhe trillime thjesht raciste, të tipit “kosovarët nuk i pranojnë të hyjnë në Durrës, u lenë autobusin jashtë qytetit”, “Rojet bregdetare nuk e shpëtuan kosovarin që u mbyt në Velipojë”, “Kosovarit i vjedhin lekët në plazh” e marrëzira të tilla. Natyrisht pa harruar përsëritjen e fjalisë që ato 5 eurot e tunelit janë kundër kosovarëve.

Këta i kuptojë. Janë shërbime me lek. Nuk është se kanë shumë sukses, por e bëjnë detyrën e tyre.

Përkundër kësaj tendence dhjetëra gazeta të huaja madje dhe rrjetet sociale si “Tik tok”, janë kthyer ne guida falas për turizmin shqiptar duke e rritur në fakt fluksin e të huajve që vizitojnë Shqipërinë.

E vërteta është se turizmi shqiptar n ka një rritje përtej pritshmërisë. Por natyrisht që ka një ristrukturim gjeografia e turizmit, dhe një ndryshim raportesh me daljet e shqiptarëve jashtë Shqipërisë në raport me dy vitet e fundit që kufijtë ishin të mbyllur.

Por sivjet Shqipëria ka shifrën rekord të vizitorëve të huaj në të gjithë kohërat për të njëjtën periudhë , dhe fuqizim të shërbimeve turistike të hotelerisë të cilat janë të mbushura thuajse plot, pa nevojën e agjencive ndërmjetëse sic ka qenë vite më parë, çka do të thotë më shumë të ardhura për ta. Shkoni shikoni Golemin, Shëngjinin, Durrësin apo Saranden  dhe ta kuptoni pse ata po bëjnë sivjet me shume pare.

Sulmi politik ndaj turizmit, i organizuar kryesisht nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët janë të vetmit qytetarë që nuk kanë pushuar gjithë gushtin,  është fakti kryesor pse turizmi ka qenë i suksesshëm. Duke qenë degë kryesore e ekonomisë që sjell të ardhur atë mëdha në vend dhe tërheq pas degë të tjera si bujqësia dhe ndërtimi, turizmi shqiptar është kthyer në makthin e tyre dhe përveç sulmit afatshkurtër ndaj sezonit veror, sulmojnë çdo investim strategjik në truizëm sic është projekti i Portit të Durrësit, apo ndërtimet e reja në jug të Shqipërisë. Madje dhe rrugët që të çojnë drejt bregdetit janë nën sulm.

Më gjeni një vend tjetër në botë, që liderët e opozitës dalin çdo ditë në mes të gushtit të sulmojnë turizmin e vendit të tyre, duke ngjallur terror politik ndaj industrisë më të madhe më vend, përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës, që as vilat në Lalëz nuk po i shijojnë nga makthi i suksesit të turizmit. Makthi i tyre është se të ardhurat e turizmit fuqizojnë ekonominë e cila gjendet para sfidave të krizës botërore dhe ata nuk do t’ia dalin dot që përmes krizës ekonomike të realizojnë ëndrrat e tyre.

Ju siguroj se nëse turizmi do të ishte vërtet keq, Sali Berisha dhe Ilir Meta do ishin dhjetëra herë më të qetë dhe të gëzuar. Do të ishte ëndrra e tyre e realizuar. Shfytyrimi i tyre, urrejtja që u lexohet në fytyrat e nxira jo nga dielli, por nga makthi,  tregon se ata duan të bindin veten e më pas mbështetësit e tyre se po e shkatërrojnë turizmin. Por në fakt po shkatërrojnë veten. Mirë është të pushojnë ca ditë, para shtatorit, para se të kthehen në turistë politik në këtë vend.

Next Post
EMRI/ Jep dorëheqjen kreu i kadastrës në Sarandë, ja kush do e zëvendësojë

Zbulohet autori i vrasjes në Sarandë, policia në kërkim të 24-vjeçarit nga Laçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In