• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrau vëllanë e mitur me gërshërë për një bluzë, zbardhet dëshmia e 18-vjeçarit

by Java News
29/12/2023 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje kanë dalë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Greqi, ku një 18-vjeçar vrau me gërshërë vëllain e tij 16-vjeçar pas një konflikti të çastit.

Sipas burimeve nga mediat greke, bëhet me dije se 18-vjeçari është arrestuar pas ngjarjes dhe është dërguar në burg me vendim të Prokurorisë.

Sipas provave për këtë çështje dhe sidomos deklarimeve të nënës dhe gjyshes së dy të rinjve, gjithçka ka nisur për një bluzë.

Në dëshminë e tij gjatë hetimeve, 18-vjeçari ka këmbëngulur se vëllai i tij e ka goditur dy herë me grusht në fytyrë dhe ai ka marrë gërshërët dhe e ka goditur për t’u mbrojtur.

Ai shtoi gjithashtu se nuk donte ta lëndonte të vëllanë dhe ajo që ndodhi ishte një aksident.

“Nuk e kisha planifikuar më parë veprimin tim për të vrarë vëllain tim”, shprehet 18-vjeçari në deklaratën e faljes në hetuesi. Jam një fëmijë me dhimbje që në vitet e para të jetës sime, por edhe divorci i prindërve pati ndikim tek unë. Prindërit ndikuan shumë tek unë, si dhe vëllai im i vogël në formimin e personalitetit tonë në moshën e ndjeshme kur isha i mitur. Sot jam gati 18 vjeç, kam ardhur pak kohë më parë dhe është e vërtetë që nuk e kam planifikuar veprimin tim, nuk ka asnjë akt timin përgatitor që thotë se kam dëshiruar vrasjen e mëpasshme të vëllait tim”.

Në vijim, 18-vjeçari pohoi: “Unë ende e dua shumë vëllanë tim të vogël dhe nuk e kaloj dot faktin që ai është larguar. Unë mendoj se ai jeton. Nuk mendoj se kam faj që pa dashje, pas një sherri të fortë që bëmë të martën e kaluar në shtëpinë e prindërve të mi në Nea Smyrni përballë gjyshes, nënës dhe partneres sime, ndodhi kjo ngjarje.

Kështu të martën e kaluar, vëllai im më i vogël, pasi më ngacmoi dhe më goditi shumë herë, sepse edhe ai ndjehej bosh emocionalisht si unë nga kohët shumë të vështira që kaluam bashkë si të mitur, fillimisht filloi të më godiste me grusht në fytyrë dhe më pas në dorën e majtë të operuar për të më marrë një bluzë, një rast i parëndësishëm për të gjithë mund të thuash, por për mua një bluzë që më kishte bërë dhuratë e dashura, kishte një vlerë emocionale shumë të rëndësishme. Edhe ai kishte një të dashur, e kishte marrë malli, pasi ishte larguar në atë kohë.

Ndoshta më ka parë me të dashurën time dhe është bërë xheloz, nuk e di, nuk e fajësoj, e dua. Nuk mund ta imagjinoj se ai nuk është pranë meje. Asgjë nuk ishte e planifikuar (…) Po them të vërtetën. E di që ajo që bëra ishte shumë e keqe, por nuk mund ta kuptoj. Ne gjithmonë ziheshim për çështje të tilla.

Nuk doja ta vrisja zoti hetues!!! Më beso!!! te lutem!!! Unë kërkoj falje në fillim nga Zoti dhe më pas nga ju. Unë nuk jam as vrasës gjakftohtë, as nuk i kam shkaktuar dëm askujt dhe ndoshta nuk doja t’ia bëja këtë vëllait tim.

Duke vazhduar sërish ju kërkoj falje, pasi lufta jonë atë ditë më shkaktoi dhimbje të madhe, ai ishte një fëmijë i fortë dhe pavarësisht lutjeve të mia për të ndaluar ai vazhdoi dhe më shkaktoi zemërim, ndërsa unë nuk mund të reagoja sepse kisha thyer krahun e majtë, (i jam nënshtruar një operacioni dhe është në gips), ndërsa pas aktit tim, menjëherë nxitova t’i jap ndihmën e parë. Kurrë nuk kam planifikuar asgjë dhe u kërkoj falje të gjithëve. Të lutem mos më lër të vdes në burg, më ndihmo”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Mirëpo, zyrtari hetues dhe prokurori publik i kanë caktuar masën e paraburgimit me akuzën e vrasjes me dashje dhe përdorimit të paligjshëm të armëve. Është një ironi tragjike që teksa 18-vjeçari kërkonte falje, vëllai i tij varrosej në Varrezat Bashkiake të Nea Smyrni. Gjyshja e dy fëmijëve ka qenë në gjykatë dhe është larguar për t’i dhënë lamtumirën e fundit nipit. “Edhe për 10 vjet nuk do të mund ta kapërcej këtë”, tha ajo teksa po largohej nga gjykata./m.j

Next Post
Rama: Rritje të konsiderueshme pagash për policinë në 2024. Kredi të garantuara nga qeveria për shtëpitë e familjeve të reja

Rama: Rritje të konsiderueshme pagash për policinë në 2024. Kredi të garantuara nga qeveria për shtëpitë e familjeve të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

“Ulje moshe për dënimin penal”, Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve

October 20, 2026
A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

October 20, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

October 20, 2026
Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

October 20, 2026
Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

October 20, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 20 tetor 2026

October 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika

October 20, 2026
Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com