• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau të riun nga Elbasani, Gjermania dënon përjetë shqiptarin

by A R
05/04/2019 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vjet pas vrasjes së një të riu shqiptar në Gjermani, gjykata e qarkut në Ulm dënoi një nga dy autorët e dyshuar me burgimi të përjetshëm. Sipas gjykatësit Gerd Gugenhan motivi i vrasjes ishte gjakmarrje, pasi dy familje shqiptare ishin në hasmëri me njëra tjetrën prej kohësh. Por avokati mbrojtës i të pandehurit është shprehur se krimi është kryer nga personi tjetër i shpallur në kërkim i quajtur me pseudonimin Don. Për gjykatësin kjo nuk kishte rëndësi pasi i pandehuri dhe njeriu tjetër kishin bashkëpunuar në vrasje.

Viktimë mbeti 19-vjeçari Xhoi Musaj, dhe autori i dënuar është një 47-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk behet i ditur. Edhe pas mbylljes së hetimeve gjermanët e mbajnë sekret emrin për shkak të ndonjë vrasjeje tjetër, raporton media gjermane main-echo.de.

Ngjarja ka ndodhur në Prill të viti 2017, ku trupi i të riut u gjet në liqenin e qytetit të Erbach më 24 Maj 2017. Sipas ekspertizës viktima ishte goditur me çekiç e më pas e kishin hedhur në liqen. Sipas mediave gjermane të cilat i referohen hetimeve krimi kishte ardhur si pasojë e gjakmarrje. Mediat gjermane shkruajnë se fillimisht i pandehuri ka joshur 19-vjeçarin duke u prezantuar me një identitet fals. Sipas të dhënave që ka mbledhur prokuroria dhe i ka faturuar në dosjen e vrasjes së të riut shqiptar, vetëm 19 vjeç, mësohet se vrasja ka ndodhur jo nga një person po të paktën nga dy.

Motivi

Sipas gjykatësit Gugenhan, spiralja e hakmarrjes që çoi në vrasjen e 19-vjeçarit Xhoi M., kishte filluar që në vitin 2000. Në atë kohë, në qytetin e Elbasanit, një burrë ishte qëllua për vdekje pas një debati për një borxh. Autori i krimit ishte dënuar me disa vite burg në Shqipëri. Ndërsa i riu shqiptari i vrarë në prill 2017 në Erbach ishte nipi i këtij njeriu. Sipas aktakuzës, personi i dënuar në Gjermani ishte gjithashtu i prekur nga hakmarrja përmes lidhjeve familjare.

Vrasja

Në fillim të Majit është gjetur një kufomë në liqenin Anglersee të qytetit gjerman Erbach. Fillimisht kufoma ishte zbuluar nga dëshmitarët që alarmuan policinë, ndërsa më pas nga rezultatet e ADN-së u identifikua edhe identiteti i viktimës, i cili u tha se ishte Xhoi Musaj nga Shqipëria, 19 vjeç, shkruante aso kohe “BILD”. Pas hetimeve disamujore më në fund grupi hetimor i përbërë prej 30 vetash ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili dyshohet se është vrasësi i 19-vjeçarit. Agresori fillimisht kishte dhunuar viktimën dhe më pas kishte gjasa që nga plagët e marra të kishte ndërruar jetë Musaj. Xhoi Musaj sipas të dhënave kishte jetuar në Steinfurt të Nordrhein-Ëestfalen. Gjithashtu në mes tëPprillit miqtë e tij kishin dëshmuar se ai kishte qenë gjallë pasi kishin qëndruar me të. Policia aso kohe tha se do të shpërblejë 3000 euro atë i cili ndihmon në zbardhjen e vrasjes së Xhoi Musajt, djal që thuhet se ishte me origjinë nga Elbasani.

(ABC News) /a.r

Next Post
Shiten për 500 mijë euro letrat,  ja çfarë i shkruante Napoleoni Jozefinës

Shiten për 500 mijë euro letrat, ja çfarë i shkruante Napoleoni Jozefinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In