• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrau shokun për 20 euro borxh, dënohet me 24 vjet e 10 muaj burg shqiptari

by A R
15/08/2022 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues me 24 vjet e 10 muaj burgim ndaj të akuzuarit S.A.

Gjykata ka konstatuar se autori ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit, viktima dyshohet se është vrarë nga shoku i tij për një borxh prej 20 eurove, më 26 janar të 2020, në një lokal të fshatit Maqitevë të Suharekës.

“Në aktakuzë thuhet se i akuzuari shkon te kamioneta e tij e markës VW, e merr pushkën gjysmë automatike të tipit AK-47, kalibri 7.62mm dhe në prezencë të dëshmitarit Liman Aliu, i cili përpiqet ta pengojë të akuzuarin Agron Krasniqin dhe mysafirëve tjerë që kishin dalë jashtë lokalit, e në një distancë të shkurtë shkrep në drejtim të tani të ndjerit, i cili qëndronte i ndalur me një bisht të sëpatës në dorë dhe e godet fillimisht në fytyrë, duke e bërë të rrëzohet në tokë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Komunikata e plotë

Prizren, 15 gusht 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda (trupi gjykues, Teuta Krusha – Kryetare, dhe anëtarët Raima Elezi dhe Luan Berisha), ka shpallur aktgjykim Dënues ndaj të akuzuarit S.A., për shkak se:

ËSHTË FAJTOR

– I akuzuari S.A., ka privuar nga jeta personin tjetër, dhe me atë rast me dashje ka vë në rrezik jetën e një apo më shumë personave tjerë, ashtu që me datë 26 janar 2020, rreth orës 21:45, në një lokal – kafiteri, në fshatin Maqitevë – Komuna e Suharekës, pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh, që i’a kishte tani i ndjeri Sh.K., vëllait të të akuzuarit, fillimisht i akuzuari S.A., i thotë “a e di kë e keni sha ju, pa ta q* n**** nuk e la, në qoftë se je burrë qu dil jashtë”, dhe pasi pronari i lokalit e largon të ndjerin jashtë, dhe deri sa i ndjeri ishte jashtë duke kërkuar falje pronarit të lokalit për gjestin e bërë, i akuzuari me shpejtësi ngritët nga tavolina dhe nga dera tjetër e lokalit del jashtë, shkon në kamionetën e tij, e merr pushkën gjysmë automatike të tipit “Ak-47”, nga një distancë e afërt shkrep në drejtim të të ndjerit Sh.K., i cili qëndronte i ndalur me një bisht të sopatës në dorë, fillimisht i akuzuari e godet të njërin në fytyrë, pasi i ndjeri rrëzohet në tokë, i akuzuari vazhdon deri sa i ndjeri ishte i rrëzuar e godet edhe disa herë, me ç ‘rast i shkakton 8 (tetë) plagë në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, të cilat aty për aty kanë qenë vdekjeprurëse.

– Këso dore ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.5 të Kodit Penal.

– I akuzuari S.A., në vend dhe kohë të njëjtë si më lart, nga data e pavërtetuar në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm ka poseduar armën gjysmë – automatike të tipit “Ak-47”.

– Këso dore ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të të Kodit Penal.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON:

– DËNIM UNIK me BURGIM në kohëzgjatje prej 24 vitesh e 10 muaj

Në arsyetimin të shkurtër, pas shpallje së aktgjykimit, Kryetarja e Trupit Gjykues ka njoftuar se deri tek vendimi i shpallur, trupi gjykues ka ardhur pas analizimit të të gjitha provave materiale, deklaratave të dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes dhe nga deklarata e të akuzuarit, nga të gjitha këto është vërtetuar në tërësi ngjarja e ndodhur në momentin kritik.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

/a.r

Next Post
Sulmi ndaj Salman Rushdie, Irani mohon përfshirjen dhe fajëson shkrimtarin

Sulmi ndaj Salman Rushdie, Irani mohon përfshirjen dhe fajëson shkrimtarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inteligjenca artificiale pa kontroll në Ballkanin Perëndimor

Inteligjenca artificiale pa kontroll në Ballkanin Perëndimor

July 3, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

July 3, 2026
Infeksionet e syve shtohen në verë, mjeku okulist: Kondicioneri, dielli dhe pishinat, shkaktarët kryesorë

Infeksionet e syve shtohen në verë, mjeku okulist: Kondicioneri, dielli dhe pishinat, shkaktarët kryesorë

July 3, 2026
Braho raporton në Komisionin e Ligjeve, SPAK me plan të ri për hetimet dhe BKH-në

Braho raporton në Komisionin e Ligjeve, SPAK me plan të ri për hetimet dhe BKH-në

July 3, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Sala: 8.9 miliardë lekë më shumë për buxhetin e shëndetësisë. Investime për…

July 3, 2026
Kufiri i hollë mes arrogancës dhe përulësisë

Kufiri i hollë mes arrogancës dhe përulësisë

July 3, 2026
Padia e Veliajt për Ols Dadon, sot seanca e radhës në Gjykatën Administrative

Padia e Veliajt për Ols Dadon, sot seanca e radhës në Gjykatën Administrative

July 3, 2026
‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: Nuk ikën kryeministri që mori mandatin para 9 muajsh!

‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: Nuk ikën kryeministri që mori mandatin para 9 muajsh!

July 3, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës: Çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat e zodiakut

July 3, 2026
Ndërtuesit shohin më pak interes për apartamente, çmimet drejt frenimit

Ndërtuesit shohin më pak interes për apartamente, çmimet drejt frenimit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In