• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmi ndaj Salman Rushdie, Irani mohon përfshirjen dhe fajëson shkrimtarin

by
15/08/2022 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani mohon kategorikisht se qëndron pas sulmit ndaj Salman Rushdie, duke fajësuar shkrimtarin dhe mbështetësit e tij për atë që ndodhi. 75-vjeçari u qëllua me thikë në skenë, teksa merrte pjesë në një aktivitet në shtetin e Nju Jorkut.

Prej vitesh ai ishte përballur me kërcënime me vdekje për shkak të librit të botuar në vitin 1988, ”Vargje Satanike”, i cili e ktheu në armik të betuar të fundamentalistëve islamikë. Mediat iraniane e kanë komentuar gjerësisht sulmin ndaj Rushdies, duke e cilësuar një  ndëshkim hyjnor.

Televizioni shtetëror JaameJam, e vuri theksin tek lajmi se shkrimtari mund të humbiste njërin sy, duke thënë se një sy i djallit ishte verbuar. Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Teheran, Nasser Kanaani mohoi kategorikisht çdo lidhje me agresorin dhe tha se askush nuk ka të drejtë të akuzojë republikën Islamike të Iranit.

Megjithatë ai shtoi se liria e shprehjes nuk justifikon fyerjet ndaj fesë së të tjerëve. ”Në këtë sulm ne konsiderojmë se askush tjetër, përveç Salman Rushdies dhe mbështetësve të tij, është fajtor apo meriton të dënohet…Irani nuk ka asnjë informacion për agresorin e Rushdies përveç atyre që janë publikuar në media”, ishin fjalët e tij.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken denoncojmë herët atë, që e quajti reagim të neveritshëm të mediave shtetërore të Iranit, dhe denoncoi institucionet e këtij vendi për nxitje të dhunës kundër autorit. Ai tha në një deklaratë se Rushdie kishte luftuar vazhdimisht për të drejtat universal të lirisë së shprehjes, besimit dhe shtypit.

Shkrimtari gjendet i shtruar në një spital të Nju Jorkut ku po trajtohet për plagë të shumta me thikë. Djali i 75-vjeçarit, tha të dielën se babi i tij ishte ende në gjendje kritike, por sensi i tij i humorit mbetej ende i paprekur.

Familjarët shprehen ekstremisht të çliruar që Rushdie doli nga intubimi dhe mundi të shqiptonte disa fjalë. 24-vjecari Hadi Matar, i cili e qëlloi Rushdien mbi 10-herë me thike, në fytyrë, qafë dhe barkë, është deklaruar I pafajshëm ndaj akuzave për tentativë vrasje.

/e.d

Next Post
Pësoi atak kardiak, ndërron jetë në moshën 72-vjeçare autori i njohur anglez

Pësoi atak kardiak, ndërron jetë në moshën 72-vjeçare autori i njohur anglez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com