Xhafer Mata, 31-vjeçari nga Kukësi i mori jetën një 19-vjeçareje këtë të premte në Tiranë, pranë një kishe në zonën e Don Boskos. Vajza me të cilën i riu kishte pasur një lidhje disa mujore, por që kishte përfunduar me dëshirën e kësaj të fundit, quhej Xhulieta Çuni, nga Vinjolli i Matit. Në kushte të rënda psikologjike ai i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Qëlloi veten me një plumb pas koke dhe ndërroi jetë rreth një orë më pas në spitalin e Traumës.

Sipas fqinjëve të autorit, ai ishte divorcuar pikërisht për shkak të Xhuljetës dhe nga martesa kishte edhe një djalë 1 vjec të cilin sot e kishte lënë tek fqinjët. Xhaferi kishte vetëm pak javë që kishte përfunduar studimet në Universitetin Politeknik në Tiranë, për logjistikë prodhimi. Diplomën e marrë ai e kishte publikuar më 23 maj në Facebook.
Vetëm katër ditë përpara ngjarjes, i riu në profilin e tij në rrjetet sociale kishte ndarë një postim të vjetër ku shkruante ndër të tjera: – Luftova , humba shpirtin pas saj. Shita shpirtin pas asaj dashurie , kalova cdo nate duke ndertuar endrra , edhe iluzione. Kalova nete pa gjume , duke e menduar! Duke menduar qe ne altar te ishte ajo me fustan te bardhe edhe une te jem dhendrri. Enderrova me ate. Por edhe pse e desha me shume se veten , kjo gje nuk mjaftoi. — në Dajti Mountain.
Ngjarja e rëndë ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Janë të shumta komentet në profilin e Xhaferit, të cilët thonë se i vdekuri nuk gjykohet, por veprimin e tij nuk e justifikojnë.















