• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau ish-gruan dhe vajzën, Pjetri kishte marrë fëmijët pa vendim gjykate

by A R
13/08/2018 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjetër Nrecaj, përveç dhunës sistematike që ushtronte ndaj gruas së tij, i kishte marrë nga nëna fëmijët pa miratimin e asnjë institucioni.

Qendra për punë sociale thotë se për herë të parë me këtë rast të dhunës në familje u njoftua kur e ndjera Valbona Nrecaj në qershor të këtij viti kishte kërkuar ndihmë nga qendra që t’i shihte fëmijët e saj, raporton “KTV“.

Valbona kishte arritur dy herë t’i takonte fëmijët, derisa nuk dihet se si Pjetër Ncreaj kishte arritur që t’i marrë nën përkujdesje fëmijët pa një vendim të gjykatës.

Më 2 korrik, Valbona kishte bërë padi në Gjykatë për shkurorëzim. Gjykata disa ditë më vonë sipas procedurës u kishte parashtruar kërkesë për pajtim çiftit, të cilin e kishte refuzuar e ndjera Valbona Nrecaj.

Ky vendim i Valbonës kishte bërë që Pjetër Nrecaj t’ia ndalonte asaj t’i shihte fëmijët.

Familja e së ndjerës në ditën e tragjedisë i kishte deklaruar KTV-së se Policia pa asnjë vendim të Gjykatës kishte ardhur për t’i marrë fëmijët nga nëna e tyre.

Policia e Kosovës e ka mohuar të ketë qenë e përfshirë në procesin e marrjes së fëmijëve.

“Bazuar në informatat që kemi, stacioni policor Gjakovë asnjëherë nuk ka pranuar kërkesë nga ndonjë institucion që fëmijët e viktimës të dërgohen tek ish bashkëshorti (I dyshuari). Rrjedhimisht, pretendimet e familjes të së ndjerës se fëmijët janë marrë nga policia dhe janë dërguar te babai, nuk qëndrojnë. Pretendimet e tilla është duke i hetuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në përgjigjen nga Policia e Kosovës, Gjakovë.

Të katër fëmijët e Valbona Nrecajt do të vazhdojnë të mbesin në kujdestari të përkohshme te familja e viktimës, derisa qendra për Punë Sociale do të ndajë çdo muaj 100 euro për secilin fëmijë në formë të ndihmës sociale.

KTV-ja ka kërkuar përgjigje edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës lidhur me hetimet që ka nisur ndaj disa zyrtarëve të Policisë në Gjakovë për neglizhencë në detyrë, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Pjetër Nrecajt i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh me dyshimet se vrau gruan e tij, Valbona Nrecaj, dhe vajzën e tij 9-vjeçare./a.m.

Next Post
Si të kuptoni se ju tradhton partneri? Studiuesit: Ja disa shenja

Katër gjëra që duhet të keni parasysh nëse lidheni me një burrë të martuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com