• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau gruan me sqepar, çfarë konstatoi mjeku në ekspertizën psikike

by A R
26/09/2017 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku i fshatit Blacë të Pogradecit, Festim Oshafi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë ku Bashkim Mekolli masakroi gruan e tij, 49-vjeçaren, Demirkë Mekolli.

Ndryshe nga babai i vrasësit, Nexhdet Mekolli, i cili deklaroi se ngjarja e rëndë mori shkas nga gjendja e rënduar mendore (depresioni) e të birit, Oshafi bëri me dije për “Gazeta Shqiptare” se autori i krimit rezulton të jetë i shëndetshëm. Në bazë të kartelës mjekësore, 49-vjeçari Bashkim Mekolli nuk ka pasur probleme psikike, por vetëm shqetësime që vinin nga konsumi i lartë i alkoolit. “Personi në fjalë nuk ka pasur çrregullime të shëndetit mendor, por probleme të alkoolizimit. Bashkimi dhe familjarët e tij shpesh kanë kërkuar këshillimin tim profesional, dhe së fundi kanë kërkuar një rekomandim për t’iu drejtuar mjekut specialist, pasi ai konsumonte alkool së tepërmi dhe kishte kohë që kishte krijuar varësi”, – u shpreh mjeku Festim Oshafi. Nga ana tjetër, edhe familjarët e vrasësit e pranojnë se e kanë kërkuar këtë rekomandim.

DAJA I AUTORIT TË KRIMIT

Pas vrasjes së 49-vjeçares dy ditë më parë nga bashkëshorti i saj, ka reaguar dhe daja i autorit të krimit makabër. Zija Jesku, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” pohoi se Demirkë Mekolli ishte grua shumë e mirë, e urtë, punëtore dhe që mbante familjen me të ardhurat që siguronte nga mbledhja e bimëve medicinale. Gjithashtu, Jesku u shpreh se nipi i tij nuk punonte, pinte alkool dhe ishte shumë xheloz e agresiv.

Zoti Zija, si e njihnit Demirkën, si sillej ajo me nipin tuaj?

Ishte një zonjë grua dhe nënë shumë e mirë. Ishte grua që, përveç problemeve me burrin, duhej të mbante mbi supe edhe barrën e gjithë familjes dhe ekonominë. Demirka siguronte pak të ardhura nga mbledhja e bimëve medicinale dhe me to përpiqej të përballonte jetesën. Ajo disa herë ishte përpjekur që ta bindte edhe të shoqin të bënte të njëjtën punë, pasi kjo do u siguronte të ardhura, por ai kishte shkuar vetëm disa herë dhe pjesën tjetër të kohës ajo ngjitej në mal e vetme.

Si ndodhi ngjarja?

Demirka ka qenë duke larë enët në oborr kur është goditur me sqepar pas koke nga bashkëshorti agresiv. Unë e kisha nip, por e vërteta është kjo: ai shpesh e dhunonte atë dhe bëhej xheloz kot së koti. Ajo ishte një grua kokulur, që i kishte dalë zot familjes, pasi Bashkimi nuk punonte. Demirka shkonte në mal që të mblidhte bimë medicinale, ndërsa nipi im ngrinte hipoteza që ajo e tradhtonte dhe vetëm grindej me të.

Çfarë bëri Bashkim Mekolli pasi goditi gruan e tij?

Pasi e kishte goditur në kokë dhe kishte kuptuar që e kishte vrarë, ai i ka telefonuar motrës së Demirkës që është në Itali dhe që mban djalin e tyre. Ai i ka thënë se motra e saj kishte vdekur nga një infarkt. Më pas ka lajmëruar kunatën (gruan e vëllait të tij) dhe i ka thënë ‘lajmëro policinë, se vrava gruan’. Kur kanë mbërritur vëllai i tij dhe babai, Bashkimi i ka kërcënuar se do i vriste edhe ata./GSH/a.m.

Next Post
Monumenti i Adem Jasharit, gati për 28 Nëntorin (VIDEO)

Monumenti i Adem Jasharit, gati për 28 Nëntorin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com