• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrau gruan e tij dhe dy vëllezërit në Patos, Sokol Hoxha ekstradohet në Shqipëri pas 30 vitesh

by Java News
06/08/2026 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SHBA ka ekstraduar drejt Shqipërisë, me Charter Flight, Sokol Hoxhën, vrasësin e trefishtë i cili për 30 vite ishte në arrati.

Duke iu referuar burimeve të sigurta, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton më tej se dorëzimi i Hoxhës vjen në kohën kur për të shumë kërkuarin e drejtësisë po kryejnë hetime edhe britanikët që i kanë revokuar pasaportën britanike, të cilën ja kishin lëshuar rreth viteve 2000, me identitetin Hysen Gashi, një identitet me të cilin hyri më vonë në Amerikë.

E po ashtu pas arrestimit të të kërkuarit në SHBA, autoritetet shqiptare të drejtësisë kanë nisur komunikimin me autoritetet e Belgjikës ku Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Brunilda Dervishi, për ta transferuar edhe çështjen tjetër të tij të dënimit në Shqipëri.

Një rast i fshehur prej shumë vitesh dhe i dalë në dritë në maj të këtij viti bëri shumë bujë. Sokol Hoxha, i cili akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në Patos në vitin e mbrapshtë 1997 (muaji mars) dhe të një gruaje shqiptare në gusht të të njëjtit vit, u arrestua pas tre dekadash arrati.

Ngarkim të tij është vënë një dënim prej 25 vitesh nga gjykatat e vendit tonë, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit. Pasi kreu vrasjen e dyfishtë në vendin e tij të lindjes, Hoxha u arratis, duke u fshehur fillimisht në Greqi dhe më pas duke u zhvendosur në Belgjikë.

Pas hetimeve shumëvjeçare të agjencive më të mëdha të zbatimit të ligjit në Europë dhe jo vetëm, aktiviteti kryesor i Sokol Hoxhës në Belgjikë ka qenë prostitucioni. Madje edhe vrasja e kryer në këtë vend lidhet ngushtë me këtë aktivitet gjithashtu të paligjshëm.

Dyshohet se Sokol Hoxha kishte sajuar një martesë me Brunilda Hoxhën, por ai e shfrytëzonte për prostitucion, derisa e qëlloi për vdekje në një bar në Bruksel. Dyshohet se arsyeja e kësaj vrasjeje kishte qenë kundërshtia e viktimës për t’iu bindur Hoxhës në tentativën e tij për ta shfrytëzuar.

Sipas hetimeve, raportohet se pas vrasjes në Belgjikë, Hoxha u transferua në Britaninë e Madhe me dokumente të falsifikuara kosovare, siç shumë shqiptarë bënin në atë periudhë, duke përfituar nga lufta e Kosovës. Përmes këtyre dokumenteve false ai ka arritur të sigurojë leje qëndrimi në Britani.

Por frika ishte ende ekzistente se mund të zbulohej dhe ai dyshohet se mori vendimin për t’u transferuar përtej Atalantikut, në SHBA në fillim të viteve 2000. Ai nisi kështu një jetë të re, me identitet krejt tjetër, por sërish me barrën e rëndë të tre viktimave në Shqipëri dhe në Belgjikë.

Pas më shumë se dy dekadash, agjencitë hetimore shqiptare morën indicie se vendodhja e Hoxhës ishte në SHBA, pasi agjenci ligjzbatuese amerikane, belge, britanike, kosovare u angazhuan për të shkëmbyer informacione mbi këtë kriminel.

Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë bëri lëvizjen e radhës, duke bërë një kërkesë ekstradimi në SHBA në vitin 2019. Në të njëjtën periudhë, në Britani u ndalua një shqiptar me emrin Sokol Hoxha, por pas verifikimeve nga Interpoli, ai u lirua pas vetëm një jave, pasi rezultoi të ishte një tjetër person, por me të dhëna të ngjashme me të kërkuarin.

Në vitin 2021 hetimet në SHBA u intensifikuan dhe u përqendruan tek shtetasi shqiptar i cili kishte shtegtuar drejt SHBA në vitet 2000. Investigimet i dërguan hetuesit tek Sokol Hoxha i vërtetë, duke përputhur shenjat e gishtave dhe fotografitë e asaj kohe. U vërtetua plotësisht se shtetasi me pasaportë false me identitet të ri është Sokol Hoxha, i dënuar me 25 vite burgim në Shqipëri dhe një dënim të përjetshëm kapital në Belgjikë.

Mësohet se më 5 maj në Ohajo, i shumëkërkuari për gati tre dekada u arrestua dhe autoritetet amerikane vlerësuan hapat e mëtejshëm për dorëzimin dhe largimin e këtij të arratisuri në Shqipëri ose Belgjikë. Sokol Hoxha sot është 51 vjeç.

Next Post
Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com