• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau fqinjin për një pemë, prokuroria çon dosjen në gjykatë

by A R
12/04/2016 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Kavajës dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Xhevat Saraçi, i akuzuar për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje”. I pandehuri akuzohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ismet Xhani, si edhe ka tentuar të vrasë shtetasin Marjo Xhani, pas një konflikti për prerjen e një peme, ngjarje e ndodhur në 04.01.2016 në fshatin Luz i Madh të Kavajës.

Gjatë hetimit, i pandehuri i është nënshtruar edhe ekspertizës psikiatriko-ligjore, nga e cila ka rezultuar se ai nuk vuan nga ndonjë sëmundje e shëndetit mendor.

INFORMACION I ZGJERUAR

Në datë 04.01.2016, Komisariati i Policisë Kavajë është vënë në dijeni në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në fshatin  Luz i Madh Kavajë. Kështu nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se është vrarë me armë zjarri shtetasi Ismet (Isuf) Xhani si edhe është tentuar të vritet shtetasi Marjo Xhani. Ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti  per motive të dobëta  ku viktima Ismet Xhani dhe shtetasi Mario Xhani kishin prerë një dru plepi i cili sipas autorit Xhevat Saraçi ndodhej në tokën e tij.

Kështu nga tërësia e materialit hetimor të administruar në fashikull rezulton se viktima Ismet Xhani, kushëriri i tij Marjo Xhani dhe autori Xhevat Saraçi janë bashkëfshatar mes tyre, banojnë në të njëjtën lagje, zone, si edhe kanë lidhje farefisnore mes tyre. Ditën e ngjarjes viktima Ismet dhe kushëriri i tij Marjo Xhani kanë shkuar tek tokat e tyre në fshatin Luz i Madh për të prerë dru. Gjatë kohës kur kanë qënë duke prerë drutë aty është afruar shtetasi Xhevat Saraçi dhe i ka kërkuar të mos prisnin drutë apo t’i hidhnin në tokën e tij. Sipas shtetasit Mario Xhani konflikti ka ndodhur ekzaktësisht për një pemë plepi që ndodhej në tokën e babait të tij të cilën autori Xhevat i ka kërkuar të mos e prejnë. Gjatë kësaj kohe është zhvilluar një debat me fjalë mes tyre në lidhje me mosprerjen e plepit apo edhe mos hedhjen e druërve në tokën e Xhevat Saraçit. Pas këtij momenti ky i fundit është larguar, ka shkuar në shtëpi, ka marë armën e krimit dhe ka dalë në rrugën kryesore të lagjes në kohën kur viktima Ismet dhe shtetasi Mario kanë qënë duke kaluar me karrocën e dorës të ngarkuar me dru. Pikërisht në momentin kur autori Xhevat Saraçi i ka pasur viktimën dhe shtetasin Mario përballë ka qëlluar në drejtim të tyre dhe fillimisht shtetasit Mario Xhani ku ndërkohë viktima Ismet Xhani i është hedhur për ta mbrojtur, por autori ka vazhduar të qëllojë dhe si pasojë viktima Ismet Xhani është goditur në kokë duke gjetur vdekjen dhe shtetasi Mario Xhani ka shpëtuar. Pas kësaj autori ka shkuar në kasollen pranë banesës së tij, ka fshehur armën e krimit dhe ka dalë në rrugë ku është bërë edhe kapja e tij nga efektivët e policisë sipas edhe proçesverbalit të kapjes në flagrancë.

Next Post

Ranieri: Pesë ndeshje të tmerrshme për Leicesterin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

“Provokim dhe inskenim”- Tensionet Moskë-Berlin, Putin reagon dhe mohon sulmin hibrid: Akuza të pavërteta, ne duam fundin e luftës

September 2, 2026
Tragjedi rrugore në Egjipt, 16 të vdekur dhe 28 të plagosur pas aksidentit me autobus pranë zonës turistike!

Tragjedi rrugore në Egjipt, 16 të vdekur dhe 28 të plagosur pas aksidentit me autobus pranë zonës turistike!

September 2, 2026
VIDEO/ Në samit me “ujë me vete”! Frika nga helmimi? Presidenti i Azerbajxhanit befason në Bishek, batuta e Pezeshkian: E solle për veten, jo për ne!

VIDEO/ Në samit me “ujë me vete”! Frika nga helmimi? Presidenti i Azerbajxhanit befason në Bishek, batuta e Pezeshkian: E solle për veten, jo për ne!

September 2, 2026
Djali i John Lennon bëhet baba për herë të parë, muzikanti e pagëzon me emrin e perandorit dhe filozofit romak!

Djali i John Lennon bëhet baba për herë të parë, muzikanti e pagëzon me emrin e perandorit dhe filozofit romak!

September 2, 2026
SHBA-të propozojnë rregulla të reja për pasaportat e fëmijëve, prindërve mund t’u kërkohet të provojnë shtetësinë dhe…

SHBA-të propozojnë rregulla të reja për pasaportat e fëmijëve, prindërve mund t’u kërkohet të provojnë shtetësinë dhe…

September 2, 2026
Bie ‘gongu’ i merkatos, Manchester City bën çmendurinë orën e fundit: 220 mln euro për dy lojtarë, ble Enzo Fernandez dhe Ndiaye

Bie ‘gongu’ i merkatos, Manchester City bën çmendurinë orën e fundit: 220 mln euro për dy lojtarë, ble Enzo Fernandez dhe Ndiaye

September 2, 2026
Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, pamjet brenda dasmës luksoze që u mbajt në Romë (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, pamjet brenda dasmës luksoze që u mbajt në Romë (FOTO)

September 2, 2026
EMRAT/ Protesta e dhunshme para Kryeministrisë dhe Komisariatit, arrestohen 14 persona, mes tyre edhe 7 organizatorë!

EMRAT/ Protesta e dhunshme para Kryeministrisë dhe Komisariatit, arrestohen 14 persona, mes tyre edhe 7 organizatorë!

September 2, 2026
Dy anije tregtare turke përplasen në brigjet e Stambollit, të paktën 10 persona të zhdukur!

Dy anije tregtare turke përplasen në brigjet e Stambollit, të paktën 10 persona të zhdukur!

September 2, 2026
Nepali refuzon ndihmën e huaj për shpëtim pas përmbytjeve -

Katastrofa në Nepal dhe Tibet, nxirren të gjallë një javë pas përmbytjeve 119 persona, rreth 4 mijë të tjerë ende të zhdukur

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com