• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau efektivin e policisë në Kamëz/ Ja sa vite burgim rrezikon djali i ish deputetit të PS

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për Arnold Kola, i riu që shkaktoi aksidentit tragjik në Kamzë, e për pasojë një efektiv policie humbi jetën teksa ishte në shërbim bashkë me kolegët e tij.

Organi i akuzës dorëzoi në Gjykatë kërkesën për caktim mase “arrest me burg pa afat” ndaj të riut. Kola rezultoi sërish nën efektin e alkoolit pasi nga testi që i është bërë testi në spital ka rezultuar në masën 0.32.

Akuzat janë “shkelje rregullave te qarkullimit me pasoje vdekjen nje here dhe plagosjen dy here” dhe “drejtim mjeti ne menyre te parregullt”. Per akuzen e pare, parashikohet denimi 5 deri 20 vite burg, dhe per akuzen e dyte parashikohet denim deri ne tri vjet.

22-vjeçari ka qenë arrestuar edhe vjet po për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Makina që duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në Kamzë, e aksidentoi furgonin e patrullës së Policisë duke shkaktuar vdekjen e një oficeri drejtohej nga djali i një ish-deputeti socialist.

Policia tha mbrëmë se është shoqëruar drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin, shtetasi Arnold Kola, 22 vjeç, i cili po ashtu është i plagosur.

“Panorama” shkruan se ai është djali i Ndue Kolës, ish-deputet në Shkodër në vitin 2009. Ndaj tij pritet të merret vendimi për arrestim gjatë orëve në vijim.

Burimet thanë se është dëmtuar edhe një makinë tjetër në këtë aksident, por pa probleme në njerëz, duke qenë se ishte e parkuar pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

NGJARJA

Furgoni me targë Policia 2146, i Komisariatit nr.5, po bënte patrullimin e fundit mbrëmjen e djeshme në Kamzë, para se tre efektivët që ndodheshin brenda tij të ndërronin turnin, për t’ua lënë mjetin kolegëve.aksidenti kamez

Teksa lëvizte ngadalë, duke patrulluar zonën përpara gjimnazit “Ibrahim Rugova”, në rrugën kryesore të Kamzës, një makinë tip “Lexus”, me shpejtësi që dyshohet të ketë qenë mbi 150 kilometra në orë, ka tentuar të parakaloje, por ka përplasur nga pas furgonin e Policisë.

Në asfalt janë fiksuar disa gjurmë frenimi, por sipas Policisë, për shkak të shpejtësisë tepër të lartë të makinës që shkaktoi aksidentin, drejtuesi 22-vjeçar, Arnold Kola, nuk ka arritur të frenojë plotësisht, duke goditur efektivët që ishin në detyrë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.5, të Policisë Rrugore dhe një autoambulancë që ka nisur efektivët e plagosur drejt Spitalit të Traumës. Ekspertë të Policisë Rrugore, që kanë bërë matjet në vendin e aksidentit, thanë se edhe në momentin e përplasjes shpejtësia e makinës që drejtonte 22- vjeçari ka qenë shumë e madhe.

Sipas tyre, kjo tregon se ai ka frenuar në momentin e fundit, nisur edhe nga gjurmët që kanë lënë gomat në asfalt.

Për pasojë furgoni i Policisë është rrotulluar disa herë në rrugë, duke u përplasur pas një mjeti tip “BMË”, me targë AA 231 KU, që ndodhej i parkuar. Ndërsa makina që ka shkaktuar aksidentin është kthyer përmbys në mes të rrugës./panorama/a.k

Next Post
Eduart Ndocaj: Rama ka përçarë PS, Meta më kërcënon me anë të Dritan Kabajt

"Kaubojsi" Eduart Ndocaj është rrahur në Prizren nga trafikantë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In