Policia e shtetit arrestoi autorin e vrasjes në Kavajë. Blutë vunë një pranga 30 vjeçarin Qamil Çelhanka i cili vrau me sopatë djalin e xhaxhait pas konfliktit për një pemë që ndante pronat e tyre.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë kapur shtetasin e dyshuar si autorë të vrasjes së F. Çelhakës në Kavajë, Qamil Çelhaka, 30 vjeç, banues në Kavajë.
Rreth orës 09:40, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sëpatë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit F. Ç., si dhe plagosjen e Y. I., i cili ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë./a.m.










