• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrau burrin me sëpatë kur ishin në Francë për shërimin e djalit, gruaja nga Kosova dënohet me 25 vite burg

by Java News
17/12/2019 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më katër tetor të vitit 2018 në një rrugë të Francës u gjetë pa shenja jete, i masakruar kosovari 33-vjeçar, Artan Sekiraqa. Ai u vra në mënyrë mizore nga gruaja e tij, Suzana duke u goditur me sëpatë më shumë se dhjetë herë.

E dyshuara kishte ikur nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar më pas në Kosovë. Gjykimi për këtë rast të rëndë është mbajtur në Kosovë. Sot organet e hetuesisë vendore i dhanë 25 vite burgim Suzanës për veprën penale ‘vrasje e rëndë”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda sot e ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarës S.Z-S për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E akuzuara S.Z-S është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) viteve, në këtë dënim të akuzuares i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 05.10.2018 e tutje.

E akuzuara S.Z-S është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 21.09.2018, rreth orës 08.30 në banesën e saj 39 A Grande Rue në Dole – Francë, ku ishin edhe duke jetuar, me dashje e kishte privuar nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj tani të ndjerin A.S duke e goditur me mjetë të mprehtë – sopat të paktën 11 herë në pjesën e qafës e që këto veprime të dhunshme kanë shkaktuar prerjen e kokës, ku kishte mbetur e ngjitur me trungun vetëm me një pjesë të hollë të lëkurës.

Me aktvendim të veçantë të akuzuarës S.Z-S i vazhdohet paraburgimi derisa aktgjykimi të marr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Para më shumë se gjashtë viteve, Artan Sekiraqa, nga Prishtina, kishte marrë rrugën për në Gjermani bashkë me gruan Suzanën për shërimin e djalit të vetëm të tyre.

Ai ishte martuar në Kosovë me Suzana Zogianin. Pas një kohe martesë, çifti e lindi një djalë. Por sipas familjarëve Artani bashkë me Suzanën disa vite pas lindjes së djalit morën rrugë drejt Gjermanisë.

Gjithë kjo për t’ia gjetur ilaçin djalit të tyre, ngase të njëjtit i ishin shfaqur disa probleme shëndetësore, intervenimi i të cilave mund të bëhej vetëm jashtë Kosovës.

Menjëherë pasi shkuan në Gjermani, familja Sekiraqa aplikoi për azil, por aty u refuzuan nga autoritetet gjermane. Kështu, Artani bashkë me familjen treanëtarëshe, morën rrugë drejt Francës, për t’u sistemuar atje.

E në këtë shtet Artani e gjeti vdekjen. Ai dyshohet se u vra me sëpatë nga gruaja e tij Suzana.

Askush nga familja nuk po e di se pse ka ndodhur kjo tragjedi, megjithëse thuhet se çifti disa herë kishin pasur probleme me njëri-tjetrin.

“Para gjashtë viteve ka kërkuar azil në Gjermani për me kërkua shërim për djalin e sëmurë. Atë kohë ka dalë bashkë me nusen. Djali diçka në kokë pat pasë. Aty nuk e pranojnë edhe shkon në Francë. Atje e lindin edhe vajzën.Me nusen qysh na e dimë janë njoftua vetë”, rrëfehen në kushte anonimiteti nga familja e Artanit të vrarë.

E menjëherë pas vrasjes së burrit, Suzana, mori fëmijët dhe u kthye për në Kosovë, ku në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata franceze, ajo u arrestua në Prishtinë nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.

g.kosovari

Next Post
“Nuk keni parë asgjë”/ Boris Johnson flet si Rama në mbledhjen e parë të qeverisë pas fitores në zgjedhje

"Nuk keni parë asgjë"/ Boris Johnson flet si Rama në mbledhjen e parë të qeverisë pas fitores në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

October 20, 2026
Blendi Klosi për protestat e studentëve: Jemi gati për dialog, por duhet të distancohen nga dhuna, shteti do të përgjigjet ndaj forcave të errëta!

Blendi Klosi për protestat e studentëve: Jemi gati për dialog, por duhet të distancohen nga dhuna, shteti do të përgjigjet ndaj forcave të errëta!

October 20, 2026
U gjet i pajetë brenda makinës, policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Tiranë

U gjet i pajetë brenda makinës, policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Tiranë

October 20, 2026
Protesta/ Shëndetësia: 6 të lënduar, mes tyre kalimtarë, efektivë dhe protestues

Protesta/ Shëndetësia: 6 të lënduar, mes tyre kalimtarë, efektivë dhe protestues

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com