• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrau 33-vjeçarin duke e hedhur nga ura, flet i ati i viktimës: Autori agresiv, përzinte gruan me sëpatë

by A R
11/12/2024 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhja e ngjarjes në Spitallë të Durrësit, ku 33-vjeçari Branko Shkoza u vra nga shoku i tij, ka përshkallëzuar tensionet mes dy familjeve fqinje, Shkoza dhe Habibi.

Policia ndërhyri për të qetësuar situatën pas arrestimit të autorit të dyshuar dhe zbulimit të trupit të pajetë të 33-vjeçarit Branko Shkoza, i cili u gjet në një kanal pranë shtëpisë së tij më 2 dhjetor.

Zbardhja e ngjarjes u bë tetë ditë më pas nga policia dhe hetimet treguan se ai ishte shtyrë në kanal nga fqinji i tij gjatë një konflikti për motive të dobta.

Ngjarja ka shkaktuar reagimin e babait të viktimës, Haxhi Shkoza, i cili ka shprehur dhimbjen dhe indinjatën e tij lidhur me këtë tragjedi.

“Kurrë çuni im me kalu vetëm këtu. Çuni im u shtrinte në divan. Herë herë ma sillnin gratë e lagjes, gocat, se e kam pasur çunin shumë të urtë. Unë hyra në kërkim se çuni im vjen në shtëpi pasi i del rakia. Ai nuk e zgjaste më shumë se dy orë. Ai gjithmonë më thoshte ‘babe jam këtu’, prandaj edhe u shtyta që e kërkova, sepse të pirët nuk kërkohen, por venë e vijnë vetë. Më pas morëm të dhëna që kanë bërë llafe me autorin. Më pas kemi dëgjuar shumë, që ‘më ka ngacmuar gruan’ te shtëpia e këtij gjasme. Ky ka qenë agresiv, rrihte fëmijët e vetë. Ka gjëmu gruan me spatë, vëllain e vet, shumë çuna në lagje. Kjo më shtyu dhe thashë një agresiv mund të bëjë çdo gjë”, tha Haxhi Shkoza, i ati i viktimës, shkruan A2 CNN.

I arrestuari, Majlind Habibi, ka deklaruar para policisë se nuk kishte qëllim ta vriste komshiun e tij. Ai tha se gjithçka nisi gjatë një debati të ashpër që, filloi pasi viktima kishte ngacmuar bashkëshorten e tij. Habibi ka shtuar se sjellja tallëse dhe përçmuese e Shkozës e shtyu të vepronte në mënyrë impulsive, duke mos menduar për pasojat fatale.

/.a.r

Next Post
Procedohen dy shqiptarë të Kosovës, tentuan të kalojnë në Morinë me 21 mijë franga

Procedohen dy shqiptarë të Kosovës, tentuan të kalojnë në Morinë me 21 mijë franga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga regjistri fizike te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Nga regjistri fizike te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

September 29, 2026
I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

September 29, 2026
Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com