• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau 25-vjeçarin, sot jepet masa për efektivin Nevaldo Hajdaraj

by Ardit Rada
10/12/2020 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Polici i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, i cili qëlloi të martën 25 vjeçarin, Klodian Rasha, do paraqitet sot para Gjykatës për masën e sigurisë.

Nevaldo Hajdaraj, efektivi 31-vjeçari do të paraqitet sot para trupës gjykuese, e cila do të mblidhet sot në orën 13:30.

Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë në Gjykatë masën e arrestit me burg për punonjësin e Policisë 31-vjeçar, që qëlloi për vdekje Klodian Rashën, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Vrasjes në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”.

Sipas Prokurorisë, nga të dhënat e deritanishme të hetimit, nuk është konstatuar asnjë rrezik potencial që i kanosej jetës së efektivit dhe nuk kishte arsye për të qëlluar me armë zjarri.

Burime nga organi i akuzës thanë se janë këqyrur pamjet filmike të përftuara nga disa kamera sigurie, mes të cilave edhe një kamera që ndodhet përballë vendit ku u gjet i vrarë 25-vjeçari.

HETIMI

Burime nga grupi hetimor thanë dje se është saktësuar e gjithë dinamika se si ka ndodhur ngjarja ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha. Sipas raportit paraprak të Prokurorisë së Tiranës, efektivët e patrullës së Policisë, teksa po kontrollonin një automjet tip “Chevrolet”, në afërsi të bar “Xh…”, kanë konstatuar një person rreth 30 metër larg automjetit që po kontrollohej, duke qëndruar i mbështetur në një pemë.

Efektivi i Policisë ka deklaruar se e ka thirrur personin e panjohur, duke iu drejtuar: “O djali, ndalo pak!”. Por ai është larguar menjëherë, duke kaluar mes për mes rrugën “Dritan Hoxha”.

Në momentin që ai ka kaluar në rrugën kryesore, efektivi i dytë që ndodhej duke kontrolluar automjetin “Chevrolet” është vënë në ndjekje të tij. Ndjekja ka vazhduar për disa metra nga mbrapa ndërtesave që ndodhen në anë të rrugës kryesore. Në raport, referuar versionit të Policisë, thuhet se në anën tjetër të rrugës, në vendin e quajtur rruga “At Zef Valentino”, pasi ka ndodhur vrasja, nga kontrolli i Policisë është gjetur një armë zjarri, pistoletë “Mini Blovv”.

Por vendi ku është gjetur arma, me vendin ku ishin punonjësit e Policisë, është në një largësi të konsiderueshme dhe për shkak të ndriçimit të dobët, është e vështirë të shihet arma. Pistoleta është gjetur në anën tjetër të rrugës, në një kthesë.

Sipas dëshmisë që citohet në raport, ka pasur një ndjekje për disa metra, madje edhe një përleshje fizike mes viktimës dhe efektivit të Policisë. Madje ai pretendon se është rrëzuar dhe ka qëlluar me armë fillimisht drejt gjymtyrëve të poshtme të Klodian Rashës.

Sipas prokurorit të çështjes, pranë dyqanit të pjesëve të këmbimit, që ka kamera sigurie, por që deri tani ende nuk është bërë e mundur këqyrja e tyre, është qëlluar nga ana e punonjësit të Policisë dhe është fiksuar një gëzhojë aty para.

Por edhe pas të shtënave, Klodian Rasha ka vazhduar të vrapojë për t’u futur në rrugicën në krah të dyqanit, por është qëlluar sërish nga pas, në pjesën e shpinës. Në këtë kohë ai është rrëzuar në tokë, duke mbetur i vdekur në vend.

Next Post

Kur Ilda e bukur flirton me Montanelin e shenjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In