• #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 11, 2021
  • Login
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Kur Ilda e bukur flirton me Montanelin e shenjtë

Lorenc Vangjeli by Lorenc Vangjeli
10/12/2020 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ernest Heminguei nuk e ka nisur ndryshe nga Kristy Gallacher. Nobelisti amerikan dhe bashkëkombësja e tij e sportit, kanë ushtruar të dy të njëjtin profesion: raportimin gazetaresk.

Indro Montaneli dhe Dileta Leotta, përveçse dy italianë të famshëm përtej Adriatikut, kanë ushtruar në kohë të ndryshme dhe në mënyra tejet të ndryshme, të njëjtën zeje që lidhet me fjalën që informon: profesionin e gazetarisë.

Muç Nano dhe Ilda Bejleri janë dy shqiptarë të njohur, autorë të një sherri të njohur kësaj ane të Adriatikut, përballë Italisë, që mbajnë të njëjtin emërtim “borderoje”: gazetarë.

Çifte të tillë që ngjajnë kaq larg njëri-tjetrit mund të fotografohen pafund krah njëri-tjetrit, larg dhe afër në kohë duke dëshpëruar në të njëjtën kohë edhe klasikët e bibliotekave të djeshme, edhe modernët e shkëlqimit të sotëm. Njëlloj si në novelën e famshme “Flutura dhe tanku”, me Heminguein si autor dhe Montanelin si lexues, personazhe kaq të ndryshëm, megjithatë qëndrojnë për mrekulli bashkë. Sepse kontrasti tërheq dhe tërheqja e të kundërtave frymon interes dhe tërheqje pothuaj fatale.

Në të sotmen e teknologjisë, duket se shoqëria njerëzore përgjithësisht  është përballë një zgjedhjeje që nis me “ose…, ose…”. Në rastin e medias kjo zgjedhje është më e dukshme dhe më dilematike. Pra, kerkohet të pëlqehet vetëm një model. Ose ai që vjen nga e shkuara, një masë hijerëndë, përgjithësisht gri dhe e zymtë, që peshën më të madhe e ka kur vjen nga raportimi në luftë, ose prezantimi i sotëm, plot ngjyra e dritë, me aroma e ngazëllim, por me peshë pluhuri fluturash në gishta.

“Unë nuk moderoj! Unë Megipojanizoj”, i dëshmonte një vajzë polemikës së munguar me Ori Nebiajn duke treguar pikërisht ekzistencën e dy realiteteve paralele, njëri nga të cilët ka të bëjë me profesionin e gazetarit që ushtron Ori, kurse tjetri jo. Ato janë dy realitete që përjashtojnë njëri-tjetrin, që nuk përputhen askund me njëri-tjetrin, por që mund të ekzistojnë fare mirë si zgjedhje të veçanta, pavarësisht njëri-tjetrit, pra, edhe “megipojanizimi”, edhe Ori. Në ndeshjen pro apo kundër këtyre modeleve, pakkush kujtohet se ka edhe një alternativë tjetër përballë ose…ose-s brutalisht përjashtuese. Ka edhe, edhe… që i lejon të bashkëjetojnë! Edhe media tradicionale, edhe media argëtuese. Edhe Fevziu, edhe Luana. Edhe Ilva e Eni, edhe Lei e Viola. Pa paragjykim si zgjedhje dhe pa qenë natyrisht as e vetmja zgjidhje. Njëlloj si Edi publicist dhe Rama kryeministër ose anasjelltas, me Edin politikanin atipik dhe Ramën gazetar tipik i të sotmes nervoze shqiptare.

Sa kohë që në këtë botë ekzistojnë njëlloj edhe tanket, edhe fluturat, pranimi i njëkohshëm i të ndryshmëve, bën më të pasur individin që pranon e nuk përjashton. Nëse do ta kishte takuar diku në Romë, Heminguei mund të flirtonte me një gotë alkooli me Diletën e hirshme. Ndaj askush nuk duhet të urrejë Ildën sepse Montaneli nuk mundi ta dashurojë! Thjesht për çështje kohe, mbase sepse nuk mundën të shihen për t’i dhënë një shans shansit për romancë.

Megjithatë kjo është vetëm sharpa e mëndafshtë në kokën e medias. Ajo që duket në sipërfaqe, por jo thelbi i munguar. Eshtë debati plot dilema që mund të bëhet me emra të tjerë personazhesh dhe pothuaj në të njëjtën mënyrë edhe në anën tjetër të Atlantikut, edhe në Berlin, Londër, Paris apo në Romë. Modele të ndryshme të të bërit të të njëjtës zeje, e cila ka ndryshuar pa fund nga koha e reporterit që ishte syri për të parë dje aty ku publiku nuk mundej, në kohën e Iphone-it të sotëm kur gjithçka jeton në Big Brother-in universal dhe gjithëkush ka iluzionin e të jetuarit si gazetar. Në Shqipërinë e një mijë e një halleve, raporti i komisionit të Parlamentit Evropian për mediat, ishte një pasqyrë kineze për të parë deformimin e pushtetit të katërt në Shqipëri. Një ambient me shumë aktorë dhe me po kaq mëkatarë dhe fajtorë. Ai ishte një raport që megjithë deformimet, pasaktësitë dhe keqkuptimet e tij, ishte edhe një mundësi për të kuptuar se modelet e Hemingueit apo Montanelit janë të destinuara të kenë pak klikime sa kohë nuk kanë interesa politike pas dhe nuk përdoren nga politika;

Sa kohë që vetë e vërteta relativizohet nga një korr gjithmonë e më i gjerë gomerësh që kanë përdorur më shumë parfum se ujë për t’u larë;

Sa kohë që njëlloj si Ballkani me historinë, Shqipëria prodhon më shumë “gazetari” sesa mund të konsumojë;

Sa kohë ekziston një mori nofullash banale që tundin gishtin kur akuzojnë dhe pandehin se raportojnë;

Sa kohë që çdo kush që njeh deri në nëntëmbëdhjetë gërma të shqipes jep leksione filozofie në anonimat rrjetësh;

Sa kohë që çdo budalla i ngre vetes piedestal më të lartë morali, mençurie dhe drejtësie se çdo Solomon që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri;

Sa kohë që as Heminguei dhe as Montaneli nuk kanë gjoks që ta dekolteizojnë dhe kofshë të zbuluara që të flasin më shumë se goja dhe të vlejnë më shumë se shkrimi;

Sa kohë që grimi vlen më shumë se puna dhe ekrani shpesh është jo më shumë se listë çmimesh dhe ofertë për seks të shpejtë, të dy ata, edhe amerikani i trazuar, edhe mesdhetari që trazonte ujra të fjetura, do ta kenë të humbur garën me kotelet e mrekullueshme. Ata do të fitonin vetëm nëse do të kuptonin se kjo kohë e çmendur, i ka shpallur humbës vetëm përballë gjithë atyre që janë vetëm humbës. Por një disfatë e merituar ka më shumë vlerë se një triumf i gënjeshtërt! Të paktën ky është ngushëllim i vërtetë në një dynja gjithmonë e më të gënjeshtërt.

Next Post
Zinxhiri i vrasjeve në Elbasan, Dumani dhe Talo Çela fshihen mes Lushnjes dhe Durrësit?

Ishin zhdukur prej 3 ditësh, gjenden të vrarë dy vëllezër në Maliq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

Ndyshimet që tani mund të lënë gjurmë

Ose duart e Monikës, ose të policisë

April 10, 2021

Pse politika e zhurmës nuk i do specialistët?!

April 10, 2021
Si sot, më 10 Prill, vdiq Papa Gregori dhe kimisti i famshëm Lumiere (VIDEO)

Si sot, më 10 Prill, vdiq Papa Gregori dhe kimisti i famshëm Lumiere (VIDEO)

April 10, 2021
Replikë (2) me ata që thonë “po ndihmon Edi Ramën e pengon Lul Bashën”

Replikë (2) me ata që thonë “po ndihmon Edi Ramën e pengon Lul Bashën”

April 10, 2021
VIDEO/ Kubanezja merr pasaportën amerikane, nxënësit e nderojnë në kor

VIDEO/ Kubanezja merr pasaportën amerikane, nxënësit e nderojnë në kor

April 10, 2021
(VIDEO-zyrtare) Nga Ekuadori në Itali e Durrës/ Policia: Në konteiner u kapën 143 kg kokainë, pranga administratorëve të firmës

(VIDEO-zyrtare) Nga Ekuadori në Itali e Durrës/ Policia: Në konteiner u kapën 143 kg kokainë, pranga administratorëve të firmës

April 10, 2021
Çuçi takime në Memaliaj dhe Tepelenë: PS fiton, këtë e di edhe opozita

Çuçi takime në Memaliaj dhe Tepelenë: PS fiton, këtë e di edhe opozita

April 10, 2021
Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Shifrat e pashpjegueshme të sondazheve dhe precedenti 25 vjeçar

April 10, 2021
Taksa 9%/ Rama: “Katastrofë mendore sado inat të më kesh mua e Ruçin, që të flejë Luli në Kryeministri!”

Qytetari i ankohet Ramës: Nuk ta jap votën! Gruaja rri deri në 9 të darkës në Lungomare, tani që e rregullove

April 10, 2021
Shqipëria, një pashallëk i shëmtuar!

Prova se në bllokimin e Rinasit mori pjesë edhe Meta, priten arrestime

April 10, 2021
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In