• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasjet që po testojnë policinë që duam

by Java News
23/07/2022 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prof. As. Dr Ervin Karamuço

Ekziston ende një debat i dendur publik, shpesh ndeshur me paqartësi dhe dilema mbi vrasjet e fundit në Shqipëri. Kjo vihet re sidomos kur fillojmë dhe i etiketojmë vrasësit si profesionist apo thjesht me pagesë. Në fakt ka dallime shumë të mëdha midis dy formave të mësipërme, të cilat duhen kategorizuar sipas kritereve shkencore të profilizimit kriminalistik.

Në çdo vrasje që hetohet, analiza për aftësitë e autorëve bazohet në dy elementë kryesorë që janë teknika dhe taktika e përdorur. Në ngjarjet e fundit të ndodhura në Fushë Krujë dhe Milot, teknikisht autorët kanë qenë qitës të sprovuar, pozicionuar saktë në kuadrat sulmi, kanë zgjedhur armët e duhura, janë të stërvitur për përdorimin e tyre dhe kombinohen për kryqëzime zjarri të mirëmenduara në trajektore.

Por nga pikëpamja taktike ka shumë elementë që i profilizojnë të pa rafinuar dhe jo profesionist. Zgjedhin vende të gabuara për atentate, nxitojnë të gjejnë momentin më të parë, por jo të duhurin, rrezikojnë të pikasen në akset rrugore që përshkojnë dhe lokalizohen lehtësisht në zonat ku djegin automjetet, duke treguar se e njohin mirë zonën, nga ku krijojnë nganjëherë bindjen se janë banor të saj.

Në rankimin e Birmingamit këto tipologji organizimi kriminal hyjnë në përgatitje të mesme teknike dhe minimale taktike. Ky përfundim bazuar në manuale empirike shkencore, ka bërë të besojmë se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë ose pjesëtar të grupeve rivale, por jo me profesionistë të vërtetë të ardhur nga jashtë apo ish efektivë të stërvitur.

Të parët do e bëjnë më të lehtë zbulimin nga ana e policisë, ndërsa për të dytët do jetë shumë herë më e vështirë. Gjithsesi shpeshtësia e intervaleve të atentateve midis grupeve tashmë të identifikuara rivale krijon më shumë avantazhe për stretegjitë operative të policisë kriminale. Nga ana tjetër, fakti që përballemi me autorë të nivelit mesatar dhe me probabilitet të lartë zbulimi, ka nxjerrë në pah paaftësi dhe dobësi të dukshme, veçanërisht mbi kontrollin e territorit, informacioneve operative, policimit, rrjetit informativ policor dhe integritetit të disa strukturave ligjzbatuese.

Tani më shumë se kurrë kemi sfidën të tregojmë se kemi aftësi policore inteligjente, drejtim strategjik profesionist dhe vullnet për të kaluar në ofensivë për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurisë publike. Policia duhet të kuptojë që tashmë ndodhet në mesin e një lufte frontale midis grupeve kriminale, të cilat kanë ndryshuar ” modus operandi”.

Kanë dalë hapur, janë ekspozuar me blinda dhe arsenal armësh, kanë shkathtësi në mbulim dhe humbje gjurmësh, si dhe krijojnë alibi proceduraile të mirëmenduara. Kjo është koha e kthesës së shtetit ligjor, ndryshe do të jetë shumë vonë.

Next Post
Ndjesa e LSI e adresuar gabim

Non grata për Berishën mund të lexohet edhe pozitivisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

August 11, 2026
KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

August 11, 2026
Histori e trazuar

Histori e trazuar

August 11, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kushtetuta nuk është rekomandim!

August 11, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Devoll, flakët përfshijnë zonën pyjore mbi Sinicë

August 11, 2026
Rikthehet pas dy vjetësh treni i “Jazzit”

Hekurudhat shqiptare drejt standardeve të BE-së, hyjnë në fuqi rregullat e reja! Çfarë ndryshon…

August 11, 2026
“S’e keni idenë sa njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja”. Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë

“Çdo koment i juaji është një klikim më shumë”, Rama replikon me kritikët e sigurisë kibernetike: Metodologjia nuk ndryshon nga mllefi

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com