• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasje, trafik droge dhe përdhunime, kush janë 3 shqiptarët e ekstraduar nga Anglia

by Java News
15/10/2017 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre shtetas shqiptarë të dënuar në Angli për vepra të rënda penale janë ekstraduar për të vuajtur në Shqipëri pjesën e mbetur të dënimit.

Të ekstraduarit janë të dënuar për vrasje, trafik droge dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Pasi është pranuar kërkesa e tyre që të transferohen për të vuajtur dënimin në burgjet shqiptare, Interpol Tirana ka bërë ekstradimin me njoftim paraprak. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se ekstradimi i tyre është kryer në orën 12:30 të së mërkurës.

Ata janë Massimo Fishti, 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar me 21 vite burg për vrasje, Sadri Lika, 38 vjeç, nga Durrësi, i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge, dhe Edison Mulaj, 21 vjeç, nga Kukësi, i dënuar me 12 vjet burg për përdhunim e grabitje.

I DËNUARI PËR VRASJE
Rreth dy vite më parë, një gjykatë londineze dënoi me 21 vite burg një emigrant shqiptar, i cili, pas një zënke gjatë një loje shahu, goditi me thikë një fqinjin e tij rumun. Gjykata vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Massimo Fishtin, me të drejtë daljeje përpara një komisioni vlerësues pas 21 vitesh nga nisja e dënimit. Ai akuzohet se, mbrëmjen e datës 25 prill 2015, goditi për vdekje me thikë në zemër shtetasin rumun Ioan Suditu, 40 vjeç, baba i dy fëmijëve.

TRAFIKU I KOKAINËS
Në vitin 2013, një operacion i strukturave kundër krimit të organizuar në Britaninë e Madhe zbuloi 18 kg kokainë të pastër, që po trafikohej përmes një kamioni frigoriferik nga tre shtetas shqiptarë. Policia arrestoi Sadri Likën, që tashmë u ekstradua për të vuajtur në Shqipëri dënimin e mbetur, Sdamet Gjorllakën dhe Adriatik Spahiajn, nga Kosova. Fillimisht u arrestua shtetasi kosovar, pasi hetuesit vunë re një kamion frigoriferik me regjistrim slloven, të parkuar në një vend të dyshimtë. Nga verifikimet e kryera në kamion u zbuluan 18 kg kokainë, që ishte fshehur mes një ngarkese të ligjshme me akullore. Drejtuesi i kamionit ishte shtetasi kosovar, por menjëherë pas tij Policia u vu në ndjekje të bashkëpunëtorëve, që lëviznin me një automjet tjetër, të cilët po ashtu u arrestuan.

PERDHUNIMET 
Një adoleshent shqiptar, i cili sulmoi brutalisht dhe abuzoi seksualisht me dy gra në qendrën e qytetit Gravesend, në Britaninë e Madhe, u dënua me 12 vjet burg në qershor të vitit 2015. Edison Mulaj, aktualisht 21 vjeç, djali i një polici shqiptar, i sulmoi viktimat e tij në shkurt dhe në mars të vitit 2015, pasi kishte ardhur në Britaninë të Madhe në nëntor të një viti më parë. Njëra nga gratë ishte duke shkuar në shtëpi, pasi po kthehej nga puna dhe e dyta ishte gjithashtu duke ecur në këmbë për në shtëpi, në orët e para të mëngjesit pas largimit nga një klub nate./panorama

a.ç

 

 

 

Next Post
VIDEO/ Maratona e Tiranës, 2500 vrapues nga 40 vende. Veliaj: Aktivitete pa fund sot

VIDEO/ Maratona e Tiranës, 2500 vrapues nga 40 vende. Veliaj: Aktivitete pa fund sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In