• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Maratona e Tiranës, 2500 vrapues nga 40 vende. Veliaj: Aktivitete pa fund sot

by Java News
15/10/2017 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, më shumë se 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës po vrapojnë sot në kryeqytet në Maratonën e Tiranës, e cila ndahet në 3 kategori.

Për të dhënë shembullin e tij, në këtë garë merr pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës në kategorinë e 10 km, po ashtu edhe shumë personalitete të tjera të politikës, artit dhe sportit. Në fjalën e tij përpara nisjes së maratonës, kryebashkiaku Veliaj e konsideroi Maratonën një ngjarje fantastike për kryeqytetin, ndërsa vlerësoi të gjitha strukturat që janë organizuar. “Ka qenë një përgatitje fantastike. Shpresoj të dalë më mirë se vjet megjithatë dua që gjithashtu t’i japim një duartrokitje atyre që s’janë këtu, por janë 660 vullnetarë, janë 400 policë, janë plot zjarrfikës, shërbimet emergjente, plot pastrues dhe mirëmbajtës që kanë bërë një punë fantastike”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë deklaroi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ku shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri. “Ata që duan të thyejnë rekord, ju uroj shumë sukses, për ata të tjerët që mund të lodhen rrugës, të marrin pak pushim, të marrin pak ujë, të kërkojnë ndihmë nga shërbimet e emergjencës nëqoftë se kanë nevojë, ne të sigurohemi që sot të kënaqemi  dhe të keni një ditë fantastike në Tiranë”, tha Veliaj.

Veliaj bëri të ditur se në përfundim të kësaj gare, të gjithë vrapuesit, por edhe qytetarët e ndryshëm do të kenë mundësi të ndjekin një sërë aktivitetesh të organizuara nga Bashkia e Tiranës, duke e kthyer këtë ditë në një festë për të gjithë.

“Uroj shumë që ta shijoni maratonën, për ata që janë vizitorë, o nga trevat shqiptare, o nga jashtë, ta shijoni shumë Tiranën. Ne do të kemi aktivitete sot gjatë gjithë ditës, mbasi të mbarojmë garat do të ketë disa festa të ndryshme në qytet. Ju lutem takoni dikë tani që nuk e keni takuar ndonjëherë, gjeni dikë që nuk e njihni, jepini dorën, dhe i thoni, “Mirë se ke ardhur në Tiranë”, dhe t’i japim një mikpritje fantastike shqiptare të gjithë atyre që duan që sërish të kthehen  dhe të vizitojë qytetin tonë”, u shpreh ai.

Për të ndjekur maratonën, përgjatë rrugëve ku po zhvillohet maratona, janë me  qindra qytetarë të cilët kanë dalë në mbështetje të vrapuesve, në një garë sa sfiduese, por edhe inkurajuese për të gjithë brezat.

Maratona është konceptuar e ndarë në disa kategori, duke i dhënë mundësi gjithkujt që të sfidojë vetveten dhe të përcjellë tek të tjerët mesazhin për një jetë të shëndetshme përmes sportit.

Në kategorinë “We too”,  marrin pjesë njerëzit më aftësi ndryshe. Kjo kategori ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Dhe ashtu siç e kërkon një Maratonë e vërtetë, nuk mungojnë dhe dy kategoritë “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”, ku marrin pjesë qytetarë shqiptarë dhe të huaj mbi moshën 18 vjeç.

Pas suksesit të vitit të kaluar, Maratona e Tiranës ka certifikuar itinerarin e saj të ri nga Association of International Marathon and Distance Race dhe është bërë pjesë e shtëpisë botërore të atletikës International Association of Athletics Federations.

Midis vrapuesve marrin pjesë edhe disa personazhe të njohur dhe kanë dhe një detyrë të rëndësishme për të bërë: një sasi të përcaktuar kilometrash. Gazetarët Ermira Kazhani dhe Endri Xhafo po vrapojnë për 21 km, po ashtu edhe atletja Luiza Gega.Krahas kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, do të vrapojn për 10 kilometra edhe prezantuesit Anjeza Maja, Dorian Ramaliu, Iva Korumi, Florian Agalliu si edhe futbollisti Kristi Vangjeli. Vrapit prej 10 kilometra i është bashkëngjitur edhe rekordmenia, atletja Klodiana Shala.

Rrugët e bllokuara për Maratonën e Tiranës
Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 00:00 e datës 13 Tetor 2017, deri në datën 14 Tetor.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndalohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Lek Dukagjini” dhe sheshin “Nënë Tereza” në datën 14 Tetor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 12:30.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të në rrugën “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush”.

Ndalohet qarkullimi në segmentet rrugore “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Rruga e Kavajës”, deri tek rrethrrotullimi përballë “Kishës Orthodokse”, “Ded Gjo Luli”, Bulevardi “Zogu I”, “Urani Pano”, “Rruga e Barrikadave”, “George Ë Bush”, “Abdi Toptani” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datën 15 Tetor 2017, nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Unaza e Mesme” përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”, “Sami Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush” deri te “Murat Toptani”, “Vaso Pasha”, “Myslym Shyri” deri tek “Sami Frashëri”, “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë si më poshtë:

Rruga “e Elbasanit” do të devijohen tek “Ura e Lanës”.

Rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohen tek sheshi “Avni Rustemi”.

Rruga “e Dibrës” do të devijohen tek “Medreseja”.

Rruga” e Kavajës” do të devijohen tek “21 Dhjetori”.

Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.

Për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste, Bashkia e Tiranës fton gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin në datë 15 Tetor dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës. Ndërkohë që, të gjithë ata që tashmë janë regjistruar, bip-in mund ta tërheqin në datat 13 dhe 14 Tetor nga ora 09:00-20:00 te Sheshi Nene Tereza.

a.ç

il

Next Post
‘Si perëndia që zbret në tokë’, mediat italiane çmenden pas Strakoshës

'Si perëndia që zbret në tokë', mediat italiane çmenden pas Strakoshës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In