• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Valias/ Rrëfehet nëna e plagosur, si nisi konflikti mes djemve

by Aalison Pearse Stevens
04/06/2016 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Tashmë i humba të dy djemtë. Njërin të vrarë e tjetrin të arrestuar. U tmerrova kur atë se çfarë u ndodhi djemve e pashë me sytë e mi”. Kështu është shprehur para policisë nëna e Afrim dhe Ermir Kallarit. Ky i fundit u qëllua për vdekje me armë zjarri çifte nga vëllai i tij, pas një konflikti të ndodhur mes tyre disa kohë më parë. B.Kallari, e cila ishte dëshmitare në vendin e ngjarjes, është marrë në pyetje nga hetuesit e çështjes në ambientet e spitalit, pasi një nga 4 plumbat e plagosi atë aksidentalisht në këmbë.

Burime pranë policisë së kryeqytetit bënë me dije se gruaja, për shkak të situatës që ishte duke kaluar, nuk ka mundur të japë një dëshmi të plotë për oficerët e policisë. Ajo është pyetur pak pas mesnatës së djeshme. Të njëjtat burime pohuan se gruaja i ka treguar policisë se dy djemtë e saj kishin disa kohë që ishin në konflikt për një pronë para banesës së tyre. “Ziheshin shpeshherë me njëri-tjetrin. Ne si prindër kemi ndërhyrë disa herë për t’i ndarë, por nuk mundëm të bënim dot gjë derisa ndodhi tragjedia”, – ka rrëfyer gruaja.

Sipas kësaj të fundit, Afrimi (tashmë i arrestuar si autor i krimit) ishte konfliktuar edhe mëngjesin e së enjtes, ditën që ndodhi edhe vrasja. B.Kallari ka pohuar më tej se shkonte shpeshherë për të kullotur bagëtitë në stallat e Universitetit Bujqësor të Tiranës, aty ku viktima ishte i punësuar si roje.

“Pashë Afrimin që erdhi në stalla dhe kishte armën me vete. Filloi të zihej me djalin tjetër, duke e bërë situatën më të vështirë. Shkova tek ata për të qetësuar gjendjen, pasi iu frikësova më shumë armës. Edhe pse ndërhyra mes tyre, hataja përsëri na ndodhi. U tmerrova kur pashë se si djali m’u vra para syve nga djali tjetër i imi”, – ka thënë B.Kallari.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e së enjtes, në fshatin Valias i Vjetër (në dalje të Kamzës), para disa stallave të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Dy vëllezërit jetonin në një banesë dykatëshe në fshatin e quajtur Çerek, rreth 15 minuta larg vendit të ngjarjes.

PISTAT
Policia e Tiranës është duke e hetuar këtë ngjarje në dy pista. Njëra prej tyre është ajo e çështjes së pronësisë, gjë të cilën e kanë pohuar edhe vetë në polici autori 43-vjeçar, Afrim Kallari, si dhe babai, nëna dhe të afërm të tjerë të tij. Ndërsa, pista e dytë ka të bëjë me kultivimin e hashashit, pasi vetëm pak orë pas krimit, uniformat blu zhvilluan kontroll në banesën e tyre. Gjatë këtij kontrolli, në afërsi të banesës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar rreth 100 kubikë me kanabis sativa, të cilat rezultuan të jenë kultivuar në tokën e familjes Kallari./GSH/a.m.

Next Post

Kongresi i PDIU "shkrin akujt" mes Ramës e Idrizit, kryeministri fjalim në këtë forum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In