• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja në Shkodër / Alibeaj: Sa më shumë qëndron Rama në krye të pushtetit aq më shumë pushka do të krisë

by A R
03/06/2022 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për vrasjen e Naim Bajrit në Shkodër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj akuzon qeverinë teksa thekson se shqiptarët janë gjithnjë e më të pambrojtur nga shteti.

Sipas tij, jo rastësisht krimi i organizuar ka gjetur strehën e tij në këtë mazhorancë dhe në këtë qeveri për këto 8 vite e më shumë. Alibeja shkruan se sa më shumë qëndron Edi Rama në krye të pushtetit aq më shumë pushka do të krisë.

“Pushka krisi prapë e krimi vazhdon i patrazuar të terrorizojë shqiptarët gjithnjë e më të pambrojtur nga shteti e qeveria. E kjo histori që prej ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Shqiptarëve u kujtohet se si kur shpërthenin minat nëpër makina dhe kur vriteshin qytetarë në rrugë nga bandat, Edi Rama lante duart si Ponz Pilati.

Sot dëshmitarët po flasin dhe po u tregojnë shqiptarëve, dhe më e rëndësishmja drejtësisë, lidhjen e ngushtë simbiotike të qeverisë me krimin e organizuar dhe që vazhdojnë të jenë në aleancë sëbashku. Një marrëdhënie e ngushtë saqë është e vështirë të kuptosh ku nis shteti dhe ku nis banda! Një bashkëpunim perfekt që ka shkatërruar themelet e demokracisë dhe ka vrarë shtetin!

Jo rastësisht krimi i organizuar ka gjetur strehën e tij në këtë mazhorancë dhe në këtë qeveri për këto 8 vite e më shumë. Jo rastësisht dekriminalizimi prodhoi “heronjtë” e tij nga kjo mazhorancë. Jo rastësisht dizenjimi non grata identifikoi se kush ishin grupet e strukturuara kriminale të përfshira në politikë dhe që blinin e grabisnin vota, që Edi Rama dhe banda e tij e Rilindjes të merrte e të mbante pushtetin e inkriminuar.

Shqipëria nuk ka përse të kalbet nga krimi i organizuar që bashkëjeton me politikën. Shqiptarët nuk kanë përse të jenë pengjet e një kryeministri që ortakërinë dhe besnikërinë e ka me grupet kriminale dhe jo me qytetarët. E vetmja rrugë për të shpëtuar është që drejtësia ti shkojë kësaj skeme deri në fund. Duke dënuar të pushtetshmit pa të cilët krimi nuk do të depërtonte kaq shumë në jetët tona.

Nuk ka rrugë tjetër që ky vend të kthehet në shinat e ligjshmërisë, sigurisë dhe demokracisë.
Sa më shumë qëndron Edi Rama me strukturën e tij kriminale në krye të pushtetit që e ka lënë peng tek bandat që i dhanë pushtetin, aq më shumë pushka do të krisë, aq më shumë do të ndëshkohen shqiptarët, aq më shumë do të vriten mes tyre shqiptarët, aq më shumë do të vuajnë shqiptarët, dhe do të ikin nga ky vend që nuk ofron as siguri e as demokraci”, shkruan Alibeaj.

/a.r

Next Post
Tonelata drogë e importuar nga Shqipëria/ Italia lëshon urdhër arrest për dy anëtarët e grupit të “Habilajve”

Tonelata drogë e importuar nga Shqipëria/ Italia lëshon urdhër arrest për dy anëtarët e grupit të “Habilajve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

September 27, 2026
Trump anulon gati 1 miliard dollarë fonde të miratuara nga Kongresi -

Trump refuzoi planin për hapjen e Hormuzit, Teherani: Po presim ende një përgjigje përfundimtare

September 27, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Tentuan të trafikonin 91 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet çifti në Kakavijë

September 27, 2026
“Dosja 23”/ Nëntë persona arrestohen në Zubin Potok për krime lufte

“Dosja 23”/ Nëntë persona arrestohen në Zubin Potok për krime lufte

September 27, 2026
Tensione në rritje mes Berlin dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër ministrit gjerman

Tensione në rritje mes Berlin dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër ministrit gjerman

September 27, 2026
Kronikë për dy të tretat!

“Babo digjet e Klodi krihet”, kush janë “trimat” dhe “tradhtarët”

September 27, 2026
Rezervuari që ndezi konfliktin në West Bank, palestinezët pa ujë ndërsa izraelitët e kthejnë në vend argëtimi

Rezervuari që ndezi konfliktin në West Bank, palestinezët pa ujë ndërsa izraelitët e kthejnë në vend argëtimi

September 27, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e diel 27 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com