• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Shëngjergj/ Kush fshehu ngjarjen dhe pse u prishën provat?

by Java News
15/10/2016 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Moskallëzim krimi” dhe “kultivim bimësh narkotike” janë akuzat e arrestimit të dy personave, të pranishëm natën kur mbeti i vrarë 36-vjeçari, Besnik Pudja. Mbrëmjen e së enjtes, dy persona janë ndaluar në Shëngjergj, në lidhje me vdekjen misterioze të Besnik Pudjes, të gjetur me plagë plumbi në kokë, pasi, sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk e denoncuan ngjarjen në Polici.

Ata janë Alges Liçi, 19 vjeç, banues në Tiranë  dhe Dritan Buzo, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Po kështu, eshte bërë shpallja në kërkim i shtetasit, Halit Dusha, 47 vjeç, banues në Tiranë. “Panorama” sjell foton e Dritan Buzos, 30 vjeç. Ka qenë Alges Liçi ai që është plagosur në shpatull nga plumbi që vrau Besnik Pudjen. Edhe vetë i ndaluari e ka shpjeguar se ngjarja ishte vetëvrasje. Megjithëse tregohen shumë të rezervuar në lidhje me informacionet rreth ngjarjes, burimet pranojnë se objekti ku u gjet i vetëvrarë Besnik Pudja, ishte në ndërtim e sipër dhe nuk përjashtohet mundësia që mund të përdorej si magazinë për bimë narkotike. Këtë e kanë pohuar para oficerëve të Policisë edhe dy të ndaluarit, që po kërkoheshin prej më shumë se 3 ditësh në malet e Shëngjergjit. Ata kanë pohuar se ndodheshin aty, pasi i kishte thirrur Besnik Pudja, për të ndërtuar magazinën, por pa e përcaktuar se për çfarë do të përdorej.
DESHMITE
Zbardhet dëshmia e dy të arrestuarve nga policia e Tiranës, pas hetimeve për vrasjen e 36-vjeçari, Besnik Pudja, për të cilin policia e njoftoi si vetëvrasje, kurse prokuroria po e heton si vrasje.“Panorama” zbardh detaje nga dëshmia e të ndaluarve, Alges Liçi, 19 vjec dhe Dritan Buzo, që atë natë kanë qenë së bashku me viktimën, por nuk e treguan ngjarjen.Mësohet se të ndaluar janë Alges Liçi, 19 vjec dhe Dritan Buzo, të cilët sipas policisë kanë pasur dijeni për ngjarjen. Në kërkim u shpall Halit Dusha, i akuzuar për kultivim hashashi së bashku me viktimën.shengjergjiDëshmia Dy të ndaluarit, në deklarimet që kanë dhënë në Polici, ku vijojnë të mbahen për “moskallëzim krimi”, kanë treguar se Besnik Pudja kishte pirë shumë raki para se të vriste vetën. “Në një moment, siç ishte i ulur dhe duke mbajtur një pistoletë në dorë, ai u ngrit në këmbë duke thënë se do ikte në shtëpi. Në momentin që ishte gjysmë i ngritur, ka shkrepur armën. Unë isha me shpinë nga ai. Por ai plumb, me të cilin ai vrau veten, më ka goditur mua në shpatull, pasi isha para tij”, është shprehur njëri nga të ndaluarit, raporton “Panorama”.Disa të njohur të 36-vjeçarit, që janë marrë në pyetje në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, kanë pohuar se viktima mbante gjithmonë pistoletë me vete. Madje, bashkë me plumbat e vërtetë, kishte edhe dy gome, me të cilët bënte shkrepje të armës herë pas here në trupin e tij. Ndërsa disa të tjerë kanë pohuar se ditët e fundit ai po interesohej për të blerë tuba që përdoren për ujitjen e hashashit. Sipas Policisë, kjo e dhënë sjell dyshime se edhe vetë viktima mund të jetë marrë me kultivimin e kanabisit në malet rreth Shëngjergjit.“Panorama” shkruan sot se ata kanë qenë bashkë me viktimën në vendin ku ai kreu vetëvrasje dhe janë larguar pa e raportuar më parë në sallën operative.Madje, njëri prej të ndaluarve është i plagosur me një plumb në shpatull. Burimet thanë se ai është qëlluar nga i njëjti plumb që vrau 36- vjeçarin.
Arrestimi sipas policisë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 07.10.2016, në Shëngjergj ku është gjendur i vdekur shtetasi Besnik Pudja, Specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur identifikimi e personave të cilët dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.Më datë 13.10.2016 është bërë ndalimi i shtetasve: – Alges Liçi, 19 vjeç, banues në Tiranë -Dritan Buzo, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.Si dhe është bërë shpallja në kërkim i shtetasit, H. D., 47 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtyre dy shtetasve është bërë për arsye se keta dy shtetas dyshohet të kenë qënë të pranishëm në ngjarjen ku dyshohet se ka vrarë veten shtetasi Besnik Pudja. Nga hetimet e kryera këta dy shtetas kanë patur dieni për ngjarjen dhe janë përpjekur për ta fshehur atë. Në atë ngjarje, dyshohet se shtetasi Alges Liçi ka mbetur i plagosur në krah nga predha e cila ka dalë nga arma që ka sjellë vdekjen e shtetasit Besnik Pudja.Shpallja në kërkim e shtetasit H. D., është bërë për arsye se ky shtetas dyshohet se në bashkpunim me shtetasin Besnik Pudja kanë kultivuar bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”.Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mos kallzimit të krimit” dhe “Kultivim te bimeve narkotike” e kryer ne bashkpunim, parashikuar nga Nenet 300 dhe 284-25 të Kodit Penal
Next Post
“Armët dhe Çunat” ngrenë në këmbë PD-në, Basha mbledh partinë: T’i mbyllim gojën Taulant Ballës

Basha sulmon Ramën për farën vietnameze të kanabisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In