• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja në Roskovec/ Letra e motrës së autorit: Konfliktet me ish të fejuarën dhe borxhet, kronologjia para tragjedisë

by A R
22/09/2026 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Në kohë reale” në RTSH ka trajtuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Roskovec, ku Nertil Buzi vrau ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën, mori peng ish-të fejuarën e tij dhe më pas vrau veten, pasi nuk pranoi të dorëzohej te forcat RENEA që e kishin rrethuar.

Në emision është bërë publike edhe pjesa tjetër e letrës së motrës së Nertil Buzit, e cila sjell versionin e saj mbi zhvillimet që i paraprinë ngjarjes. Sipas saj, pas një konflikti në Tiranë, Rozalinda Plaka e kishte denoncuar Nertilin për kërcënim dhe ai kishte vuajtur disa muaj burg.

Motra e Nertil Buzit shkruan gjithashtu se mes tij dhe Rozalinda Plakës kishte pasur mosmarrëveshje lidhur me paratë e dërguara për një apartament. Sipas saj, Rozalinda i kishte thënë Nertilit se paratë ishin shpenzuar për një apartament së bashku me hallën e saj, por prona nuk ishte marrë pasi, sipas pretendimit të saj, ishte e paligjshme dhe kompania kishte marrë paratë.

“Ajo i thoshte Nertilit se lekët që ai i ka dërguar i ka shpenzuar për një apartament bashkë me hallën e saj dhe se apartamentin nuk e morën kurrë, sepse ishte i paligjshëm dhe lekët i kishte marr kompania, por apartamenti s’u mor vesh kurrë se ku ndodhej. Këto janë fjalët që Rozalinda ka shprehur vetë te Nertili.

Rozalinda vinte shpesh te familja jonë dhe shumë herë shprehte që mos të marrin vesh prindërit e saj që ajo vjen në familjen tonë. Prindërit tanë donin të takoheshin me prindërit e saj, por e ëma e saj nuk pranonte, ndërsa i ati thoshte se do e zgjidhin muhabetin. Babai im ishte nisur për të shkuar te shtëpia e tyre për të diskutuar, por Nertili e ndaloi, pasi mori vesh se e ëma e Rozalindës nuk donte që ky muhabet të me diskutohej sërish, pasi ata mendonin se çdo gjë mes Rozalindës dhe Nertilit kishte përfunduar vite më parë. Më vonë as i ati i saj nuk pranonte të takohej me prindërit tanë”, shkruhet në letër.

Motra e tij pretendon se, pas lirimit, Nertili i kërkonte ish-të fejuarës kthimin e një shume parash që, sipas saj, ia kishte dhënë më herët. Ajo shkruan gjithashtu se ndaj tij ishte kërkuar urdhër mbrojtjeje dhe se më pas ai ishte arrestuar sërish, duke kaluar në arrest shtëpie.

“Më pas ata patën një ngatërresë në orët e vona të një nate në Tiranë dhe ajo e denoncoj atë gjasme e kishte kërcënuar se do ta vriste, ai kishte me vete një pistoletë lodër me manovër dhe ja kishte bërë për shaka. Pas denoncimit që ajo bëri Nertili bëri 4 muaj burg në Tiranë. Pasi doli nga burgu ai sërish vazhdonte t’i kërkonte lekët se i duheshin për hallet e tij, sepse kishte shumë borxhe. Ajo përveçse nuk kthente asnjë lek kërkoi urdhër mbrojtje nga policia e shtetit, se Nertili e përndjek sërish pasi kishte dalë nga burgu. Ajo e denoncoj sërish. Nertili ishte disa ditë në burgun e Fierit dhe më pas e nxorën me arrest shtëpie. Gani Plaka xhaxhai i Rozalindës me djalin e tij dhe nipin e tij po ashtu kanë goditur Nertilin në lagjen pranë banesës së tij dhe ka bërtitur që të dëgjoj e gjithë lagjja se ti Nertil Buzi nuk ke për të marrë asnjë kokërr leku. Nertili u detyrua të thyente arrestin e shtëpisë sepse dita ditës njerëzit që ai ju kishte borxhe i shkonin te shtëpia për t’ja kërkuar. Ai u detyrua që të fliste sërish me Rozalindën që ajo të hiqte denoncimin, por prindërit dhe xhaxhai i saj Gani Plaka nuk e lejonin që ajo ta hiqte”, shkruhet në letër.

Në letër përmenden edhe konflikte të tjera mes Nertilit dhe familjarëve të Rozalindës, ndërsa motra e tij pretendon se situata e kishte rënduar ndjeshëm gjendjen e tij.

Sipas dëshmisë së saj, në ditët para ngjarjes Nertili ishte shumë i stresuar dhe kishte disa ditë që nuk ushqehej. Ajo pretendon se ai kishte komunikuar me Rozalindën për heqjen e denoncimit dhe se gjatë bisedave kishte bërë kërcënime ndaj familjarëve të saj.

Motra shkruan se familjarët e kishin dëgjuar bisedën, por nuk e kishin menduar se kërcënimet do të shndërroheshin në veprim. Më pas, sipas saj, Nertili vrau prindërit e Rozalindës dhe veten.

“Natën e së enjtes data 23 korrik ai ka qenë shumë i stresuar dhe shumë rëndë psikologjikisht thanë prindërit dhe të afërmit tanë po ashtu. Kishte 4-5 ditë që nuk hante bukë. Ai kishte folur në darkë me Rozalindën për të hequr denoncimin, por ajo i kishte thënë se prindërit e saj nuk e lejonin të dilte nga shtëpia, pasi ata e dinin tashmë se ajo donte t’ia hiqte denoncimin Nertilit.

Rozalinda i tha Nertilit me plot gojën nuk na bën dot asnjë gjë po ashtu dhe mamaja e saj e ka shprehur këtë gjë. Më pas Nertili ju kishte thënë se do t’ju vras. Nuk ishte hera e parë që ajo e çonte Nertilin deri në këtë gjendje, që ai të kryente atë veprim. Prindërit tanë kishin dëgjuar çdo bisedë të tyre, ndërkohë ai fliste me të në oborrin e shtëpisë. Ata kanë qenë shumë të shqetësuar rreth kësaj situate. Nuk ja priste mendja se do ta bënte në të vërtetë atë veprim.

Ai ja vrau prindërit po ashtu dhe veten e tij siç ja kishte thënë dhe Rozalindës deri në momentin që ajo ta besonte se ai e bëri në të vërtetë dhe atë e la të vuaj siç ja shprehte asaj gjithmonë pasi ai e dinte se ajo sërish do e mashtronte për lekët e tij. Në kohët që ai ka pas grindje me Rozalindën të një pas njëshme më thoshte se atë që ai ka për ta lënë përgjysmë do ta vazhdosh ti motra ime. Dhe unë amanetin e vëllait tim do ta ndjek deri në fund”, vijon letra.

Stafi i emisionit ka kerkuar reagim nga familja e viktimave, por nuk ka pasur ende asnje koment.

Next Post
Erdogan reagon pas përgjigjes së Hamasit: Hap i rëndësishëm drejt paqes, Turqia do të vijojë misionin e saj

Erdogan: Gaza është kthyer në kampin e përqendrimit më çnjerëzor të kohës sonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com