Policia e Lezhës ka vënë në dispozicion shumën prej 5 000 Euro për çdo person që ka informacion mbi autorsinë e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Besëlidhja “,ku mbeti i vrarë Kristjan Marku dhe u plagos rëndë Altin Gjonaj.
Nga ana e saj Policia e Lezhës garanton anonimatin e plotë të informatorit.
Autoritetet e qytetit verior ftojnë çdo person që ka informacion të kontaktojë në numrin cel. 0694106451.