• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Greqi e shokut të ngushtë dhe arratia 27 vjeçare e Engjëllush Agalliajt

by Java News
07/07/2018 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrau shokun e tij 27 vite më parë në Greqi, kapet teksa po tentonte të kalonte kufirin. Policia bëri të ditur se Engjëllush Agallija nga Fieri është arrestuar në Kakavijë në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin. 47-vjeçari i dënuar për “vrasje me dashje” me 10 vite burg, u kap nga punonjësit e Policisë Kufitare. Gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, kanë parë Agalliun teksa po tentonte për kalim kufiri në mënyrë të jashtëligjshme. Ai u pikas shumë pranë Piramidës 28 që shënon vijën ndarëse me shtetin fqinj.

Fillimisht, ata menduan se bëhej fjalë për një tentativë të thjeshtë të kalimit ilegal të kufirit, por pas verifikimeve në sistemin TIMS, rezultoi se Ëngjëllush Agallija ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, në vitin 2015, e kishte dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje në rrethana rënduese”. 47-vjeçari është shpallur fajtor për një vrasje të ndodhur në Greqi 27 vjet më parë, në kohën kur ai ishte vetëm 20 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Patras në Greqi, ku Agallija akuzohet se ka vrarë Frederik Koliçin për një shumë të hollash prej 35.000 dhrahmish. Dëshmitë e dhëna në Gjykatë nga vëllai i viktimës dhe nga shtetasi grek Georgius Karagianis (tek i cili punonin i dënuari dhe viktima) akuzonin drejtpërdrejt Agallinë si autor të vrasjes.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se gjithçka ka nisur mbrëmjen e 7 korrikut të vitit 1991. Pronari grek, Georgius Karagianis, ku punonin dy shqiptarët ka thënë se në stallën e tij, ka parë Ëngjëllush Agallijën dhe Frederik Koliçin, ku ky i fundit kishte në xhepin e përparmë të këmishës një shumë të hollash. Pas kësaj, Aristir Koliçi, vëllai i viktimës, i cili prej dy ditësh ndodhej në Athinë, kur është kthyer në banesë nuk ka gjetur aty as të vëllanë, as Engjëllush Agallinë, ndërsa banesa ishte rrëmujë dhe mungonin rrobat e sendet personale të bashkëqiraxhiut të dhomës.

Pas disa ditësh kërkimi, nga era që kundërmonte pranë banesës së tyre, Aristir Koliçi ka gjetur në një kanal, të vrarë e të mbuluar me bar të thatë, vëllain e tij, i cili ishte goditur në kokë, në anën e djathtë të saj.

Sipas dëshmive të dhëna në Gjykatë, Engjëllush Agallija pas krimit ka shkuar në Athinë te kushëriri i tij, të cilit i ka thënë se ka vrarë një njeri. Të nesërmen është larguar duke lënë poshtë jastëkut vetëm një shënim: “Jeta ime mori fund dhe po largohem”.

Këtu duket se ka nisur dhe kalvari i ecejakeve të Engjëllush Agallisë i njohur me pseudonimin “Odisea”. Hetimet ndaj tij nisën në Greqi dhe Shqipëri, por pas arrestimit në vitin 2010 në Fier, gjykimi vijoi në Gjykatën e Fierit, e cila në vitin 2011 vendos deklarimin fajtor të të pandehurit Engjëllush Agallija dhe e dënon atë me 18 vjet burgim. Nga ana tjetër, në Greqi gjykimi u pezullua pasi sistemi i drejtësisë atje nuk zhvillon gjykim në mungesë. Por, dënimi i 47-vjeçarit u rrëzua një vit më vonë nga Gjykata e Apelit në Vlorë, e cila urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

Saga e proceseve gjyqësore të kësaj ngjarjeje vazhdoi me rekursin e Prokurorisë që kërkoi rishikimin e vendimit nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit vendos rishqyrtimin e çështjes sërish nga Gjykata e Apelit Vlorë, por me tjetër trup gjykues dhe duke i caktuar asaj si detyrë që në rigjykim të thërrasë dhe të pyesë në cilësinë e dëshmitarit të kërkuar nga akuza, shtetasin grek Georgiu Karagianis, i vlerësuar si dëshmitari kyç i kësaj çështjeje.

Vendimi më i fundit i kësaj Gjykate e shpalli Ëngjëllush Agallijan fajtor për akuzën e vrasjes duke e dënuar me 10 vite burg. Nga viti 2012, Agallija ka qenë në arrati, e cila mori fund me kapjen në pikën kufitare të Kakavijës. panorama

ma.me

Next Post
Investimet nëpër lagje, si po transformon Bashkia e Tiranës bllokun e banimit te ish-Frigoriferi

Investimet nëpër lagje, si po transformon Bashkia e Tiranës bllokun e banimit te ish-Frigoriferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“The Times”: Shqipëria, destinacioni i mundësive në Mesdhe

“The Times”: Shqipëria, destinacioni i mundësive në Mesdhe

May 16, 2026
Mineralet e rralla, beteja e radhës

Mineralet e rralla, beteja e radhës

May 16, 2026
Durrësi mirëpret kroçerën “SIRENA”, 646 vizitorë nga vende të ndryshme të botës

Durrësi mirëpret kroçerën “SIRENA”, 646 vizitorë nga vende të ndryshme të botës

May 16, 2026
35-vjetori i Grevës së BSPSH, Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit

35-vjetori i Grevës së BSPSH, Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit

May 16, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimet e karburanteve, nafta do të shitet 202 lekë për litër, benzina 188 lekë

May 16, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

May 16, 2026
Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

May 16, 2026
Mbahet sot Samiti i Ballkanit Perëndimor, çështjet “e nxehta” që do të diskutohen

BE lëvron 200 milionë euro për rajonin, zbulohet shifra që përfiton Shqipëria

May 16, 2026
Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

May 16, 2026
“Dielli rrotullohej si rrotë zjarri”, si profecitë e Fatimës parashikuan rënien e Bashkimit Sovjetik

“Dielli rrotullohej si rrotë zjarri”, si profecitë e Fatimës parashikuan rënien e Bashkimit Sovjetik

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In