Klan publikon pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja me armë zjarri në lagjen Nr.16 në Durrës.
Viktima është Jetmir B. 32 vjeç. Ndërkohë, nga burime policore mësohet se së fundmi 32-vjeçari e kishte ndërruar emrin në Ilir Kuçi. Ai u dërgua në spital pasi kishte mbetur i plagosur, por ndërroi jetë në urgjencë disa minuta më vonë.
Të njëjtat burime nga qyteti bregdetar bëjnë të ditur se viktima ka qenë person me precedent penal.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri të çastit, por nuk përjashtohet as pista e një atentati.
Disa persona janë shoqëruar në komisariat të cilët kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur krimi rreth orës 17:20. Ata po pyeten nëse kanë dijeni për rrethanat.
Nuk ka të dhëna rreth autorit/ëve të vrasjes. Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllimin identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/a.r