• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Dukagjin/ Vëllai i viktimës dhe djali mohojnë se kushëriri Marash Arra është autori, kërkojnë lirimin e tij

by Java News
29/10/2019 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për familjen Arra arrestimi i Marash Arrës, i dyshuar nga policia fillimisht si autor i vrasjes së kushëririt të tij Lazër Arra në fshatin Palaj të Dukagjinit në Shkodër është si një vrasje e dytë.

Vëllai i viktimës por edhe djali i tij mohojnë se kushëriri i tyre Marash Arra të jetë autor i kësaj vrasje. Vëllain i viktimës dhe djalin e tij e gjejmë në një shtëpi bashkë me babanë e autorit të dyshuar nga policia ndërsa kërkojnë lirimin e Marash Arrës duke qenë se sipas tyre s’ka asnjë lidhje me vrasjen.

Policia e dyshonte për “vrasje me paramendim” por kjo vepër penale është hedhur poshtë nga prokuroria në seancën për masën e sigurisë e cila dyshon për Marash Arrën vetëm për veprën penale “moskallëzim krimi”.

Vëllai i viktimës Fran Arra tregon se si ditën e ngjarjes Lazër Arra që u qëllua me dy plumba dhe kushëriri i tij janë nisur së bashku për të dërguar prodhimet e dimrit nga Dukagjini në Shkodër.

Arrestimi i Marash Arrës sipas vëllait të viktimës është një njollë e zezë që po i mbetet familjes së tyre në një kohë kur kushëriri nuk ka asnjë lidhje me këtë vrasje..

Edhe djali i viktimës, Marjan Arra i cili nuk ndodhej në Shqipëri kur ndodhi vrasja i ka bërë edhe një letër prokurorisë së Shkodrës duke i treguar se kushëriri i tij Marash Arra nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e babait të tij duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të kushëririt.

Babai i të arrestuarit, Ndok Arra tregon se një natë para vrasjes viktima dhe kushëriri i tij i arrestuar kanë qenë sëbashku në Dukagjin duke ngrënë ndërsa rrëfen edhe marrëdhëniet shumë të mira mes tyre.

Të pyetur se a ka lidhje kjo vrasje me parcelat e drogës të asgjësuara nga policia në Dukagjin, familjarët e viktimës e mohojnë një gjë të tillë.

Familjarët kërkojnë që policia ta zbardh vrasjen e Lazër Arrës dhe të gjejë autorin e vërtetë si dhe të lirohet sa më parë Marash Arra.

Lazër Arra u vra me 21 tetor rreth orës 10:00 në fshatin Palaj të Dukagjinit teksa po sillte prodhimet e dimrit drejt Shkodrës. Policia dyshoi fillimisht për veprën penale “vrasje me paramendim” por prokuroria e ka hedhur poshtë duke e hetuar vetëm për veprën penale “moskallëzim krimi”. Gjykata e shkallës së parë në Shkodër dha masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë për Marash Arrën deri sa të mbërrijnë aktet e ekspertimit për rrobat e tij./bw

g.kosovari

Next Post
Çfarë u diskutua mes dy kryeministrave? Zbardhet biseda mes Ramës dhe Mitsotakis

Çfarë u diskutua mes dy kryeministrave? Zbardhet biseda mes Ramës dhe Mitsotakis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In