• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja në Don Bosko “ringjalli” Martinajn? RENEA e FNSH zbarkojnë në Vlorë, Laç dhe Shkodër, bastisin shtëpinë e…!

by Java News
01/04/2023 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja e rëndë e ndodhur në mbrëmjen e 12 Marsit 2023 në zonën e “Don Boskos”, ku viktimë mbeti gjyshja, Mimoza Paja dhe i plagosur Sahit Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit, ka sjellë një operacion blic në qytetin e Vlorës.

Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ato të RENEA-s të shoqëruara dhe nga grupet hetimore të policisë së Vlorës, kanë kryer kontrollin e 20 apartamenteve në qytetin e bregdetar.

Përmes urdhrit të lëshuar nga prokurori Dyrmishi, janë ushtruar kontrolle dhe në disa banesa të personave në kërkim në qytetin e Shkodrës, Lezhës dhe Laçit, bën me dihe gazetari Elton Qyno.

Kontrollet në Shkodër janë kryer për të kapur Duel Mehmedaj, Astmer Bilalin dhe Bajram Çekorjan.

Ndërkohë në Vlorë kontrollet janë kryer në dy zona, që veprojnë dy grupe kriminale rivale, ku pjesa më e madhe e personave nuk janë gjendur në banesat e tyre.

Qëllimi i kontrolleve, ishte kapja në befasi e personave me precendentë kriminalë në qytetin e Vlorës dhe që janë pjesë e grupeve kriminale në këtë zonë.

Kontrollet e policisë në 20 banesa kanë marë indicie nga një vendim gjykate i lëshuar nga Gjykata e Tiranës.

Kjo pasi prokurori Ardiano Durmishi, që po ndjek hetimet për ngjarjen e sulmit me armë në lokalin e Fation Muratit në “Don Bosko”, kishte kërkuar më parë autorizimin në gjykatë për lejimin e kontrolleve.

Sapo prokurori Dyrmishi, ka marë vendimin e gjykatës ka urdhëruar FNSH dhe RENEA për ekzekutimin tij, me qëllim kontrollin e 20 banesave në Vlorë.

Nga 20 kontrollet e ushtruara, mësohet se vetëm në një nga banesat policia ka arritur të gjejë armë dhe një shumë monetare prej 39 mijë euro.

Ndaj për këtë gjë, policia e Vlorës shpalli në kërkim 33-vjeçarin Rodrigo Shemsho alias Juxhin Orhan. Ky i fundit rezulton person me precedent penalë kundër personit dhe mbajtjes pa leje të armëve.

Ndërsa kontrollet e policisë kanë vijuar dhe tek banesa e një personi tjetër me precedentë penalë si Florian Alliaj, që në Vlorë njihet me nofkën “Loni Kuqo”.

Në banesën e këtij të fundit nuk është gjendur sende të paligjshme. Kontrollit të policisë i është nënshtruar dhe banesa e Ervis Matodashaj (Qokja) dhe Inez Hajrulla, të cilët nuk janë gjetur në shtëpi./m.j

Next Post
Ngjarja tragjike/ Kjo është nëna e re që u hodh nga ballkoni me djalin 5-vjeçar në krahë

Ngjarja tragjike/ Kjo është nëna e re që u hodh nga ballkoni me djalin 5-vjeçar në krahë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In