• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja makabre në Fier, Tahiri: Urdhri i mbrojtjes nuk i shkoi policisë, mbeti në sirtarët e gjykatës

by A R
05/12/2016 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimi tragjik në Fier ku një 43-vjeçare u hodh nga dritarja e katit të katërt nga bashkëshorti duke humbur jetën, ka sjellë reagimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Reagimi i Tahirit vjen pasi u publikua lajmi pr urdhrin e mbrojtjes për viktimën, e cila ishte dhunuar edhe në të shkuarën nga burri vrasës. Por, Tahiri në deklaratën e tij zbulon një detaj të rëndë që ka onsumuar sistemi i drejtësisë. Sipas Tahirit, urdhri i mborjtjes për viktimën nuki kishte mbërritur kurrë në polici për t’u zbatuar, pasi uniformat blu nuk kishin dijeni.

Ja deklarata e Tahirit:

Kur gratë ne parlament dhunohen me tituj te tipit “ndrikulla”, “kurva” e “lavire”, sigurisht injoranca do gjej frymëzim t’i dhunojë e t’i vrasë gratë e fëmijët.
Dhe flitet për viktimat e dhunës në familje, kur makabritetet tmerrojnë të madh e të vogël. Por pak flasim e pak bëjmë, për dhunën e heshtur, atë që nuk shohim e dëgjojmë, por që nesër do sjellë viktima të tjera po nuk u shkundëm mire nga themelet, individi, shoqeria dhe institucionet.
Nga 1 Janari deri 30 Nentor, jane 3.758 raste te trajtuara nga policia per dhune ne familje. 1.991 prej tyre me urdher mbrojtje.
Por keto te dhena jane, pa diskutim, vetem nje pjese fare e vogel e te vertetes.
Shoh me shume komshinje e familjare qe tregojne detaje pasi ndodh ngjarja makaber, sesa komshinje e familjare te gatshem te sinjalizojne menjehere dhunen ne familje, qe ne fillesen e saj.
Me heshtjen tone, shoqeria po i hap rruge dhunuesve. Sepse jane fare fare pak sinjalizimet e familjareve, rrethit shoqeror, fqinjeve, e kujdo tjeter qe mund te shpetonin viktimat e dhunes ne familje.
E jane shume me pak akoma, veprimet aktive per te parandaluar dhunen.
Ka plot institucione qe vetem punen nuk bejne, e keta jane me dhunues se dhunuesit. Dhunojne me burokraci, me vonese e mosveprim.
Deputetja Majlinda Bregu ka publikuar sot nje urdher mbrojtje per Liljana Rukaj, viktimen e dhunes se bashkeshortit ne Fier.
Pas denoncimit te te ndjeres, Policia ka bere strehimin e saj ne banesen e te vellait te saj, dhe ka kerkuar menjehere prane Gjykates Fier leshimin e urdhrit te mbrojtjes.
Ligji e do qe vendimi i gjykates per urdher mbrojtje te ishte derguar brenda 24 oresh prane disa institucioneve, nje nder tyre edhe Policia.
Ky urdher mbrojtje, nuk eshte derguar kurre ne Polici, e kam frike ne asnje institucion tjeter. Ndoshta do kete mbetur ne sekretarite e gjykates, a gjithkund tjeter, por vetem ne Polici dhe institucione, nuk ka shkuar.
Kush e ka mbajtur kete urdher mbrojtje ne sirtar, eshte dhunuesi institucional, qe i la rruge te hapur dhunuesit qe i mori jeten nje njeriu.
Shpresoj te kete hetim penal, per cilindo pergjegjes qe nuk ka bere detyren, me koston e madhe te nje tjeter viktime te pafajshme nga dhuna ne familje.
Shpresoj shoqeria te ndergjegjesohet, e te sinjalizoje menjehere shenjat me te para te dhunes ne famije, pa pritur gjate deri ne dhune fizike.
Shpresoj media te luaj me fort rolin e saj. Duke mos raportuar detajet e ketyre ngjarjeve, parandalojme efektin domino te atyre qe te nxitur nga lajmet, ndjekin shembullin.
Na duhet te bejme te gjithe me shume!!!

/a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In