• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja makabre/ Gazetarja: Liridona dinte diçka të errët për Naimin, nuk është histori parash

by Java News
04/12/2023 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në një emisionin “Open” ne news 24 gazetarja Lala zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kosovë, ku Naim Murseli inskenoi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës.

Ajo u shpreh se Naim Murseli ka dhënë fillimisht deklarata kontradiktore në polici, por edhe te familjarët e Liridonës me të cilët ka komunikuar pas ngjarjes së rëndë.

Gazetarja shtoi se aludimet se ngjarja ndodhi sepse Naim Murseli kërkonte të përfitonte prej një siguracioni jete me vlerë miliona euro në Suedi janë të rreme, pasi siguracioni më i lartë i mundshëm në shtetin skandinav për jetën është rreth 1 milion euro.

Sipas saj vrasja ka ndodhur për t’i mbyllur gojën Liridona Ademajt për një sekret që ajo dinte dhe nuk ka qenë e planifikuar mirë, por ka qenë një plan i nxituar.

“Naim Murseli ishte duke drejtuar makinën, kishte hequr rripin e sigurimit, mori fëmijët, u largua, ndërsa gruaja u qëllua për vdekje. Nuk bënte sens. Që në momentet e para që u pyet Naimi fillimisht tha se ishte gruaja, më pas ai. Gjatë marrjes në pyetje ai ishte kontradiktor, ndaj edhe policia e futi në rrethin e të dyshuarve. Policia mori më pas informata për lëvizjet e tij para krimit dhe më pas dhe ka instaluar kamera në vendet ku mendohej se do të shkonte.

Liridona Ademaj me familjen darkuan në një restorant, dhe një prej personave prezentë në restorant ishte edhe vrasësi Granit Plava. Një person nga i njëjti fshat me Naimin. E dyta, personat e përfshirë, Kushtrim Kokalla, kushëriri i Nurselit, janë takuar pas ngjarjes dhe kjo është provuar përmes disa kamerave sekrete të vendosura nga policia.

Fillimisht u shoqërua Granit Plava dhe kur ai u vendos para fakteve, ai pranoi që ishte ekzekutori dhe ka dhënë informacion për mënyrën se si kreu krimin dhe zbuloi se Murseli i premtoi 30 mijë euro për kryerjen e vrasjes. Më pas është shoqëruar Naim Murseli që fillimisht ka pranuar ngjarjen dhe më pas e ka mohuar përmes avokatit.

Kokalla rezulton si ndihmës dhe ndërmjetës mes Naim Murselit dhe Granit Plavës.

Vrasja ndodhi në një zonë pa kamera sigurie dhe ka një rrugë qorre pa dalje. Nga aty, Naim Murseli po drejtonte automjetin dhe Granit Plava, i maskuar i është drejtuar automjetit dhe ka shkuar te ana e gruas, ku ka qenë xhami i makinës i hapur rreth 10 centimentra. Mendohet se ajo mund të ketë reaguar. Naim Murseli ka marrë fëmijët dhe ka tentuar të largohet, ndërsa gruaja u vra me një plumb.

Fëmijët janë 4 dhe 6 vjeç. Po të shikoje, daja i tyre dhe gjyshi thanë se fëmijët rrëfyen që e  kanë harruar prapa mamin. Djali i madh ka dhënë disa detaje.

Dyshimin për vrasjen për siguracionin e ngritën edhe familjarët e Liridonës. Naim Murseli kishte probleme financiare dhe jetë të shfrenuar sipas tyre, por siguracioni më i lartë në Suedi është 1 milionë euro. Mendoj se kjo ngjarje ka një motiv krejt tjetër.

Kam shumë dyshime, por nuk dua të nxitohem. Liridona Ademaj nuk jeton më, por besoj se mes çiftit ka pasur një konflikt shumë të fortë. Familjet nuk kanë ditur gjë, por Liridona ka ditur diçka që ka shkaktuar dhe konflikt mes tyre.

Naim Murseli ka fjetur natën që kishte në morg gruan, në një hotel, nuk ishte as në familjen e tij, as të gruas. Një njeri që ka humbur nënën e fëmijëve të tij. Vrasja ndodhi për t’i mbyllur gojën për një sekret që Liridona dinte dhe nuk ishte e menduar mirë, ka ndodhur me nxitim. Prokuroria po ashtu po heton për mundësinë e një piste tjetër, jo asaj të siguracionit. Është një pistë e hapur lidhur me motivin e pasionit, pra lidhjes së Naim Murselit me persona të tretë”, u shpreh ajo./m.j

Next Post
Kriza klimatike/ Të rinjtë në tryezë me ministritë: Jemi të gjithë të rrezikuar, na përfshini në veprimet për klimën

Kriza klimatike/ Të rinjtë në tryezë me ministritë: Jemi të gjithë të rrezikuar, na përfshini në veprimet për klimën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

May 30, 2026
Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

May 30, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Trump po shqyrton anulimin e koncerteve për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve

May 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

“Kush ndjek Salianjin s’ka punë në PD”, ish-deputeti replikon me Berishën: Uzurpatori ka frikë nga demokratët që…

May 30, 2026
“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

May 30, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

May 30, 2026
Skema e mbështetjes, nga fermerët te bujqit, si do të përfitohen subvencionet?

Skema Kombëtare 2026, ja cilat janë 12 masat e reja të financimit për bujqësinë dhe blegtorinë

May 30, 2026
Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

May 30, 2026
Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

May 30, 2026
Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

May 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In