• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

by Alban Daci
30/05/2026 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alban Daci

Në historinë politike të Shqipërisë pluraliste, askush nuk e ka mishëruar më mirë se Sali Berisha dinamikën e tranzicionit midis lavdimit të liderit historik dhe rënies nën peshën e anakronizmit të vetvetes. Teza mbi liderin që rikthehet duke shkatërruar trashëgiminë e tij gjen te figura e Berishës rastin më perfekt studimor – një anatomi e pastër e asaj se si një rikthim i keqllogaritur mund të shndërrojë një “monument” të kujtesës kolektive në një pengesë politike, duke vrarë përfundimisht nostalgjinë.

Një lider i madh është ai që të paktën lë trashëgimi politike hijen e tij! Ndërsa një lider që rikthehet, e fshin edhe hijen e tij që kishte lënë më parë dhe harrohet. Ky fenomen nuk është thjesht një zhvillim mekanik elektoral, por një proces i thellë psikologjik dhe sociologjik që ndryshon mënyrën se si një shoqëri e tërë ndërton, adhuron dhe më pas shkatërron mitet e saj politike. Kur koha fillon të zbërthejë figurat që dikur konsideroheshin të paprekshme, vesa e parë e zhgënjimit bie mbi ata që besuan se historia mund të ngrihej në vend sipas dëshirës së një individi të vetëm.

​Kur Sali Berisha dha dorëheqjen në vitin 2013 pas një humbjeje plebishitare, ai bëri një lëvizje që premtonte t’i siguronte pavdekshmërinë politike. Duke u larguar nga udhëheqja formale e Partisë Demokratike dhe duke qëndruar si “deputet i thjeshtë”, ai hyri në fazën e artë të mitizimit. Për pothuajse një dekadë, mbi Partinë Demokratike dhe pasardhësin e tij zyrtar rëndoi pikërisht ajo hije e madhe e paarritshme.

Çdo dështim i opozitës, çdo paaftësi për të rrëzuar qeverinë, shoqërohej nën zë ose hapur nga elektorati me pyetjet retorike: “Po të ishte Berisha në krye, a do të gujonte qeveria të vepronte kështu? Nëse do të ishte ai, a do të ishte parti më e bashkuar dhe më luftarake? A do të ishte PD-ja fituese me Doktorin në timon?” Nostalgjia funksiononte si karburant; gabimet e mëdha të qeverisjes së tij filluan të zbeheshin në kujtesën e mbështetësve, të mbuluara nga petku i liderit karizmatik e shtetformues, duke e lënë atë si referencën supreme, të paprekshëm nga dështimet e përditshme. Kjo periudhë e largimit të tij funksionoi si një laborator i ndërtimit të kultit pasiv, ku mungesa e tij fizike në vendimmarrje i jepte mundësi çdo të pakënaquri të projektonte te figura e tij zgjidhjen imagjinare të çdo krize të së sotmes.

​Thyerja e madhe erdhi kur kjo hije vendosi të materializohej sërish in trup dhe në aksion. Shpallja non-grata nga SHBA dhe zhvillimet e brendshme e detyruan Berishën të shkelte premtimin e tij të heshtur për mosrikthim, duke zbritur sërish in arenë me lëvizjen e “Foltoreve” dhe rimarrjen e kontrollit mbi një pjesë të PD-së. Por këtu fillon paradoksi: duke u rikthyer, Berisha bëri gabimin fatal strategjik sepse pranoi të gjykohej med rregullat e të sotmes, jo me lavdinë e të djeshmes. Nga një gjykues suprem që rrinte mbi palët, ai u kthye në një lojtar të thjeshtë të fushës, duke u përballur mediatikisht dhe politikisht me një Shqipëri që kishte ndryshuar rrënjësisht në demografi, në kode të komunikimit digjital dhe në aspirata.

Ky rikthim nuk prodhooi një projekt të ri politik, por një riciklim të të njëjtave teza, të njëjtës gjuhë konfliktuale dhe të të njëjtave figura të vjetra. Subjekti politik që ai mori nën kontroll u shndërrua nga një projekt për të ardhmen e vendit, në një strukturë mbrojtëse për interesat personale të liderit të saj, duke sjellë si rezultat humbje të njëpasnjëshme të zgjedhjeve dhe pamundësi totale për t’u kthyer në një alternativë kredibile qeverisëse. Arena e re politike kërkonte fleksibilitet dhe vizion të hapur, ndërsa përgjigjet që vinin nga lidershipi i rikonfirmuar ishin vetëm reflekse të betejave të vjetra ideologjike.

​Përplasja e liderit historik me realitetin e ri të shekullit të njëzet e një e zhveshi lëvizjen nga çdo lloj mistike, duke e kthyer debatin në një llogaritje të ftohtë numrash dhe ndikimi real. Elektorati i ri, i cili nuk kishte jetuar ngjarjet e viteve ’90 dhe nuk kishte asnjë lidhje emocionale me fillimet e pluralizmit, e pa këtë rikthim jo si një akt shpëtimi, por si një përpjekje për të mbajtur peng të ardhmen për llogari të të shkuarës. Gjuha e përdorur, skemat e organizimit të protestave dhe mënyra e funksionimit të strukturave të brendshme dëshmuan një shkëputje të madhe nga nevojat reale të qytetarëve, të cilët kërkonin zgjidhje ekonomike dhe integrim, e jo thirrje të vazhdueshme për qëndresë ndaj vendimeve të marra nga aleatët strategjikë të vendit. Kjo solli një tkurrje graduale të bazës mbështetëse, duke e reduktuar partinë nga një forcë e madhe kombëtare në një grupim rajonal dhe nostalgjik.

​Dëmi më i madh që Berisha i bëri vetes nuk është humbja e radhës në kutitë e votimit, por shkatërrimi i trashëgimisë së tij historike. Ky dështim i tanishëm funksionon si një dritë që ndriçon mbrapsht të kaluarën; sot, pamundësia e tij për të ngritur peshë popullin në aksione vendimtare rrëzuese dhe izolimi i tij nuk ngrenë më dilema për të ardhmen. Madje, paradoksi thellohet edhe më shumë mediatikisht me rikonfirmimin e tij të fundit në krye të partisë apo strukturave që ai kontrollon. Ky rikonfirmim i sforcuar, në vend që të dëshmojë forcë, tregon mbylljen hermetike të një subjekti që nuk prodhon dot asgjë të re: është një fitore e brendshme që vulos dështimin e jashtëm, duke zbuluar se partia ka mbetur peng e të shkuarës. Ky fakt i shtyn publikun dhe analistët të pyesin akoma më fort nëse ai ka qenë vërtet një gjeni politik në vitet ’92 apo 2005, apo nëse thjesht rrethanat historike dhe dobësia e kundërshtarëve e bënë të dukej i tillë.

​Në dinamikat afatgjata të historisë, procesi i de-mitizimit është pothuajse gjithmonë i pakthyeshëm. Kur një lider pranon të konsumojë edhe mbetjet e fundit të autoritetit të tij për beteja që nuk prodhojnë dot pushtet shtetëror por thjesht mbijetesë brenda llojit, ai pa vetëdije nënshkruan harresën e tij të parakohshme. Hija e tij e madhe, që dikur shërbeu si mburojë dhe frymëzim për mijëra mbështetës, shpërbëhet nën dritën e fortë të dështimeve të përsëritura taktike dhe strategjike. Në politikë, fundi përcakton gjithë narrativën e fillimit. Nëse do të kishte qëndruar në tërheqjen e tij pas vitit 2013, ai do të mbahej mend gjatë si lideri që përmbysi komunizmin dhe anëtarësoi vendin në NATO, duke lënë pas pasardhës që do të lëngonin përjetësisht nën hijen e tij. Duke zgjedhur rikthimin dhe rikonfirmimin brenda një rrethi gjithnjë e më të ngushtë, ai zgjodhi de-mitizimin e vetvetes, provoi se koha nuk pret askënd dhe mbylli përfundimisht ciklin e dilemave, sepse ai është këtu, dhe përgjigja mbi pamundësinë për të qenë alternativë është tashmë e qartë për të gjithë.

Next Post
“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

"Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor", Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të shfuqizohet sistemi zgjedhor parlamentar i vitit 2020”- Bylykbashi propozon ndryshime rrënjësore kushtetuese: Kryetarët e partive të kenë mandate të kufizuara!

Oerd Bylykbashi (nuk) po revizionon Oerd Bylykbashin, si Bedri Spahiu, Bedri Spahiun?!

October 23, 2026
Hila për protestën: Me kë do ta rrëzosh Ramën, me atë që harxhon lekët e call center-ave për vezë apo me marksistë-leninistët?

Hila për protestën: Me kë do ta rrëzosh Ramën, me atë që harxhon lekët e call center-ave për vezë apo me marksistë-leninistët?

October 23, 2026
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

October 23, 2026
Franca “blindon” rrugët këtë fundjavë, mobilizon 70 mijë forca sigurie dhe mbyll muzetë kryesorë

Franca “blindon” rrugët këtë fundjavë, mobilizon 70 mijë forca sigurie dhe mbyll muzetë kryesorë

October 23, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos me thikë tre shokët e klasës! Të dëmtuarit dërgohen në Prizren, ja si paraqitet gjendja e tyre

October 23, 2026
I refuzuan përsëri ftesë për dialog, Rama mesazh me video: Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

I refuzuan përsëri ftesë për dialog, Rama mesazh me video: Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

October 23, 2026
“Në vitin 2027 mbyllim negociatat me BE”- Leka: Presidenca irlandeze e ka mbështetur Shqipërinë në këtë proces!

“Protesta, e ngjyer me krim”- Analisti: Dronët kamikazë drejt Kryeministrisë, kambanë alarmi për shtetin! Shteti s’mund të rrijë peng i…

October 23, 2026
Franca mobilizon 70 mijë policë dhe xhandarë për protestat e fundjavës

Franca mobilizon 70 mijë policë dhe xhandarë për protestat e fundjavës

October 23, 2026
Raketa ruse Filin, më e shpejtë dhe më e lirë! Ja pse mund të bëhet ‘makthi’ i Ukrainës

Raketa ruse Filin, më e shpejtë dhe më e lirë! Ja pse mund të bëhet ‘makthi’ i Ukrainës

October 23, 2026
Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In