• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vrasja e turistëve, autori një 20 vjeçar, para 1 viti qëlloi helikopterin e policisë

by
05/07/2015 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngushtohet tashmë rrethi i gjetjes së autorit apo autorëve të dyshuar për vrasjen e turistëve çekë në Dukagjin. Nga hetimet më të fundit të policisë bëhet e ditur se autori i ekzekutimit të turistëve çek dyshohet të jetë në mesin e 40 të shoqëruarve nga policia për vrasjen në fshatin Prekal të Dukagjinit mbremjen e se premtes.

Teksa priten të mbërrijnë edhe përgjigjet nga laboratori I kriminalistikës në Tiranë të provave të dërguara, armës së krimit, gëzhojave dhe më kryesorës njollave të gjakut të autorit e cila është gjetur në kroskodin e automjetit, burime për JavaNews.al bëjnë të ditur se autori i dyshuar është një 20 vjeçar emri i të cilit nuk bëhet i ditur ende.

Po të njëjtat burime saktësojnë se ai është nga fshati Pult, teksa është evidentuar edhe si kultivues i bimëve narkotike.

Dyshimet janë se personi mund të ketë qenë dhe pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan helikopterin e policisë një vit më parë në Pult të Dukagjinit, gjatë operacionit antikanabis. Madje, ka dyshime se autorët ose autori është pjesë e personave që ruajnë parcela kanabisi në zonat e thella të Dukagjinit.

Dyshimet gjithashtu janë se nisur nga fakti që nuk janë marrë sende personale, mbase autorët mund të kenë tentuar të marrin fuoristradën, por kanë dështuar.

Sakaq, me të mbërritur edhe përgjigjet nga laboratori i Tiranës mund të kemi edhe arrestimet e para të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Next Post

Big Basta: Sa të varfër jemi nga mendja dhe shpirti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

September 29, 2026
Shpërthejnë protestat masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

Shpërthejnë protestat masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

September 29, 2026
Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, PD: Do i drejtohemi Kushtetueses, u keqpërdorën…

“Ruajtëm paanshmërinë!”- Vendimi i Kushtetueses, reagon Avokati i Popullit, Shabani: U dha përgjigje për çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes

September 29, 2026
Çudira shqiptare! 29-vjeçari vjedh portën e spitalit

U rrëzua nga skela teksa punonte në fasadën e një banese, 55-vjeçari nga Saranda dërgohet me urgjencë në spital i plagosur! Shoqërohet pronari

September 29, 2026
Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!

Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!

September 29, 2026
“Nuk ekzistojnë radarët”- Ish-prokurori Beci për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Maksimumi që fikte zonja, ishte fisha e përgjimit dhe…

“Nuk ekzistojnë radarët”- Ish-prokurori Beci për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Maksimumi që fikte zonja, ishte fisha e përgjimit dhe…

September 29, 2026
UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

Lufta mes dy qeverive të futbollit kalon në fazë tjetër, FIFA akuzon UEFA-n për fushatë dezinformimi dhe ndikim në zgjedhjet presidenciale

September 29, 2026
Puthi me dorë në Kuvend gjatë betimit/ Shabani: Nuk është formë ironike apo cinike! Kisha marrë me vete familjarët e mi

Gjykata Kushtetuese merr vendimin, rrëzon kërkesën e PD! Endrit Shabani mbetet Avokat i Popullit

September 29, 2026
Nations League/ Pak orë para ndeshjes, Maran merr vendimin! Ja cilët lojtarë lihen në tribunë për duelin me San Marinon

Nations League/ Pak orë para ndeshjes, Maran merr vendimin! Ja cilët lojtarë lihen në tribunë për duelin me San Marinon

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com