• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e trefishtë në Vlorë, gjykata dënon me 35 vjet burg Aleksandër Llanajn

by Java News
01/11/2016 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi dënimet për tre autorët e vrasjes së trefishtë më 7 prill të vitit të shkuar në një lokal në qytetin bregdetar.

Autori kryesor i ngjarjes, Aleksandër Llanaj, është dënuar me burgim të përjetshëm, por duke qenë se ka përfituar gjykim të shkurtuar, çka përfiton uljen me 1/3-n të masës së dënimit, ai dënohet përfundimisht me 35 vjet burg.

Ndërkohë, nga procesi i shkurtuar kanë përfituar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, shtetasit Bertil Alijaj dhe Ani Begaj, të cilët u dënuan me 35 vjet burg, por që përfituar ulje të dënimit me 1/3-n.

Nga përplasja me armë më 7 prill 2015 në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Çole” në Vlorë, mbetën të vrarë Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj. Sipas policisë, tre të rinjtë u vranë pas një konflikti të çastit në ambientet e brendshme të një kazinoje.

Dinamika e ngjarjes, ja çfarë ndodhi me 7 prill në lagjen “1 Maji”

Nga tërësia e provave dhe thënieve të dëshmitarëve të mbledhura nga Prokuroria ka rezultuar se shtetasit Albi Limaj dhe Ardi Velaj, më dt 07.04.2015, kanë komunikuar me telefon me njëri-tjetrin në lidhje me një ngjarje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së njëjtës ditë (që lidhej me shtetasin Xhuljano Maskaj).

Fillimisht komunikimi midis tyre ka filluar në orën 12.33 me telefonatën e shtetasit Albi Limaj në drejtim të numrit telefonik të shtetasit Ardi Velaj, më pas komunikimet e tjera vijojnë në orën 13.50 e në vijim.

Rreth orës 14:00 të dt. 07.04.2015 Ardi Velaj dhe Haki Rakipi janë filmuar duke ecur së bashku në drejtim të kafe „Ador”, njëri prej të cilëve është duke pirë cigare.

Velaj dhe Rakipi janë futur në njërën nga hyrjet e lokalit (lokali ka dy hyrje) dhe kanë ndaluar në verandë përballë njëri-tjetrit, duke biseduar dhe pirë cigare.

Pas rreth dy minutash në hyrjen tjetër janë shfaqur së bashku Albi Limaj dhe i pandehuri Aleksandër Llanaj.

Në momentin që këta të fundit janë futur në verandën e lokalit, i pandehuri Alekandër Llanaj, duke ecur në drejtim të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, ka goditur me armë zjarri në drejtim të tyre duke goditur fillimisht në drejtim të Ardi Velaj.

Si pasojë e goditjes me armë zjarri, Velajt i është shkaktuar një plagë në kokë, në anën e majtë dhe se pistoleta që ishte pranë shtetasit Ardi Velaj nuk ka realizuar asnjë qitje. Llanaj ka goditur më pas shtetasit Haki Rakipi, fillimisht në gjoks dhe pastaj në pjesën e djathtë të kokës.

Nga automjeti tip BMV me targa AA 323 AO, ka dalë i pandehuri Bertil Aliaj, i cili pasi është futur në anën e lokalit ku ndodhej ende i gjallë shtetasi Albi Limaj duke konstatuar plagosjen e tij.

Shtetasi Albi Limaj ka dalë nga lokali nga e njëjta hyrje që edhe është futur në verandën e tij, ndërsa i pandehuri Aleksandër Llanaj, ka dalë nga pjesa tjetër e lokalit nga ku ishin futur dhe qëndronin në verandë të shtrirë në tokë kufomat e shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Rezulton se i pandehuri Aleksandër Llanaj është futur në automjetin BMV X5, me targa AA 323 AO që drejtohej nga i pandehuri Ani Begaj dhe ka komunikuar me këtë të fundit. Më pas, i pandehuri Ani Begaj është afruar tek i pandehuri Bertil Aliaj me të cilin kanë komunikuar dhe ku i ka dhënë armën e luftarake që i pandehuri Aleksandër Llanaj ka bërë goditjet.

Më pas, i pandehuri Bertil Alliaj dhe i pandehuri Ani Begaj pasi nuk kanë mundur të bëjnë dërgimin në automjet edhe të shtetasit Albi Limaj për shkak se ky i fundit kishte rënë i shtrirë në asfalt, i pandehuri Bertil Aliaj është larguar me vrap.

Gjatë largimit të tij, Alliaj është parë me dy armë dhe rezulton nga akti i ekspertimit kimik se ai ka faktor plotësues të qitjes në dorë.

Alliaj është larguar midis pallateve, i pandehuri Ani Begaj ka dërguar në spital të pandehurin Aleksandër Llanaj për shkak se ky i fundit rezultonte i plagosur.

“Fillimisht nga vendi i ngjarjes është larguar kufoma e shtetasit Albi Limaj. Nga kqyrja e kufomës rezulton se në trupin e viktimës vihet re një goditje me armë që i ka shkaktuar vdekjen dhe se gjatë kqyrjes i është gjetur një predhë.

Sipas aktit të ekspertimit balistik, rezulton se predha që i është gjetur shtetasit Albi Limaj është qitur nga arma e të pandehurit Aleksandër Llanaj, ndërkohë që ky ishte spostuar në drejtim të hyrjes tjetër për në verandën e lokalit ku ndodheshin shtetasit Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Si pasojë e goditjeve me armë të të pandehurit Aleksandër Llanaj ka gjetur vdekjen shtetasi Albi Limaj.”

Nga sa më sipër, rezulton se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer vrasjen me dashje me armë luftarake të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, veprime këto të cilat i ka kryer në bashkëpunim me shtetasit Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe të ndjerin Albi Limaj (i cili ka organizuar edhe takimin).

Prokuroria thitë se “në lidhje me vrasjen e të ndjerit Albi Limaj, i pandehuri Aleksandër Llanaj duke e ekspozuar këtë të fundit me dashje ndaj goditjeve me armë të realizuara prej tij i ka shkaktuar atij vdekjen”.

Përfundimisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë çmon se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese” të shtetasve Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj të kryer në bashkëpunim./oranews/a.k

Next Post
Si sot më 1 Nëntor, lindi Benvenuto Cellini dhe u prezantua Capela Sistine

Si sot më 1 Nëntor, lindi Benvenuto Cellini dhe u prezantua Capela Sistine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzim i përplasjes SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Bombardimet në Hormuz “çmendin” çmimin e naftës në bursë, shkon në 100 dollarë për fuçi! Tronditen tregjet botërore në pak orë

September 9, 2026
Dëmtimi i frikshëm që shokoi në natën e parë të Champions, Borussia Dortmund në ankth për Karetsas!

Dëmtimi i frikshëm që shokoi në natën e parë të Champions, Borussia Dortmund në ankth për Karetsas!

September 9, 2026
Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

Mbyllet takimi në Korçë, zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe…

September 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Kryeministri Rama mbledh përsëri drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”, zbulohen ora e takimit dhe dy temat e diskutimit!

September 9, 2026
Kombëtarja në prag të ndeshjes së Nation League, tekniku Maran zbarkon në Skoci për të gjetur një “sallaks”! Çalon krahu i djathtë

Kombëtarja në prag të ndeshjes së Nation League, tekniku Maran zbarkon në Skoci për të gjetur një “sallaks”! Çalon krahu i djathtë

September 9, 2026
Ish-kreu i NATO-s apel partive në Kosovë: Vendosni interesin e qytetarëve mbi krizën politike!

Ish-kreu i NATO-s apel partive në Kosovë: Vendosni interesin e qytetarëve mbi krizën politike!

September 9, 2026
Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, zbulohet shkaku! ISHTI: Nuk nisi nga rezervuarët, zjarri dyshohet se erdhi nga një automjet që furnizohej!

Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, zbulohet shkaku! ISHTI: Nuk nisi nga rezervuarët, zjarri dyshohet se erdhi nga një automjet që furnizohej!

September 9, 2026
Dhunoi dhe këcënoi Eduart Kuçin, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikolli! Dy ende në arrati

Dhunuan Eduart Kuçin, nis seanca e masës së sigurisë për këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij! Prokuroria kërkon burg

September 9, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Betejë me flakët në 6 qarqe të vendit, harta me zonat kritike! Mbrojtja: 43 vatra në 24 orë, 13 ende aktive! Mbi 1 mijë forca në aksion

September 9, 2026
“Liria nuk gjykohet”- Majko para vendimit të Hagës: Kujdes nga manipulimi, në Ballkan veset janë kthyer në rregulla! Shqiptarët pa Perëndimin janë jetimë

“Liria nuk gjykohet”- Majko para vendimit të Hagës: Kujdes nga manipulimi, në Ballkan veset janë kthyer në rregulla! Shqiptarët pa Perëndimin janë jetimë

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com