• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vrasja e tifozit grek/ Milanoviç: Nëse mbajnë 100 të arrestuarit në burg, kjo është hakmarrje

by Java News
13/08/2023 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanovic deklaron se nëse autoritet greke vendosin të ndalojnë të 100 të arrestuarit për ngjarjen e ndodhur në Nea Filadelfia, atëherë kemi të bëjmë me ‘hakmarrje’.

Ai tha se pret që të identifikohen sa më shpejt përgjegjësit për vdekjen tragjike të 29-vjeçarit Michalis Katsouri.

“Policia ka të drejtë t’i ndalojë të dyshuarit për pesë ditë. Pavarësisht se si kanë hyrë në vend, kanë shkuar të bëjnë telashe dhe kjo sjellje nuk justifikohet, është thjesht e papranueshme.

Megjithatë, qytetarët kanë të drejtat e tyre. Sa i përket rrethanave të vrasjes, ato ende nuk janë sqaruar dhe nuk janë bërë të ditura”, ka thënë Milanoviç.

“Nëse autoritetet greke do të mbajnë 100 tifozët në paraburgim, mendoj se do të tregonin se kemi të bëjmë me një hakmarrje kolektive”, ka theksuar më tej ai.

“Edhe rrethanat e vdekjes së këtij njeriu nuk janë më të qarta,” ka theksuar sërish Milanovic, raporton dnevnik.hr.

Ndërkohë prindërit e tifozëve të Dinamos i kanë dërguar një letër qeverisë kroate, duke kërkuar nga shteti që të ndërhyjë në këtë rast.

”I bëjmë thirrje Presidentit të Republikës së Kroacisë, Qeverisë së Republikës së Kroacisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore për të ndihmuar qytetarët kroatë jashtë vendit.

Ju lutemi bëni gjithçka për të siguruar që fëmijët tanë të marrin të gjithë ndihmën diplomatike dhe juridike që zakonisht u ofrohet qytetarëve tanë të arrestuar në një vend të huaj”.

Shumica e të arrestuarve janë 18, 19 ose 20 vjeç.

Nga ana e tij presidenti kroat duke iu referuar të drejtave të të arrestuarve nënvizoi: Nuk do të thotë se policia mund të ndalojë 100 persona.

Ai mund të ndalojë për pesë ditë ata që dyshon për përfshirje dhe ato ditë kanë kaluar. Kështu që tani shumica dërrmuese e tyre duhet të lirohen. Nëse i arrestojnë të gjithë do të jetë si vendosja e ligjit ushtarak”.

/f.stafa

Next Post
Gjen vdekjen 60-vjeçari që po udhëtonte me bagëti, arrestohen 2 shoferët

Gjen vdekjen 60-vjeçari që po udhëtonte me bagëti, arrestohen 2 shoferët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In