• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e teknikut të kondicionerëve, del nga qelia Albano Kusi

by Java News
07/04/2020 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

lbano Kusi, vëllai i Griseldo Kusit, që akuzohet nga prokuroria e Tiranës për vrasjen e puntorit të kondicionerëve Indrit Çelaj, është liruar nga burgu.

Pas vrasjes së Çelaj, ngjarje kjo e ndodhur në muajin gusht 2019, është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës, Albano Kusi. Ky i fundit është vëllai i autorit të krimit dhe u vetëdorëzua në policinë në muajin nëntor 2019. Gjykata vendosi të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për Albano Kusin, pasi ndaj të cilit prokuroria e Tiranës kishte ngritur akuzën e ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe ”Moskallëzimit të krimit”.Por pas pesë muaj qëndrim në qeli, Albano Kusi, ka mundur të dalë nga burgu, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të zbusë masën e sigurisë ndaj këtij të arrestuari, duke vendosur “arrest shtëpie” për të. Me sa duket Kusi, ka shfrytëzuar këtë situatë ligjore duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë në këtë periudhë pandemie të virusit COVID-19.

Kërkesa e tij është pranuar nga një trupë gjykues e gjykatës së Apelit Tiranë. Ndërkohë të pandehurit e tjerë për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në qendër të Tiranës, janë Bujar Kusi, për akuzën e ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe ”Moskallëzimit të krimit”, Luan Çaka, Ferdinand Bakalli, Agron Hasrama dhe Ali Sula. Të gjithë këta persona momentalisht janë të izoluar në burg dhe që presin të dalin para gjykatës, pasi çështja për vrasjen e Indhrit Çelaj, tashmë është dërguar në gjykatë. Së bashku me ta, në burg është dhe Griseldo Kusi, autori kryesor i vrasjes së Indrit Çelaj, i cili akuzohet për “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve luftarake”.

g.kosovari

Next Post
Pas presionit të Trump, India zhbllokon rezervat e medikamentit për trajtimin e koronavirusit

Pas presionit të Trump, India zhbllokon rezervat e medikamentit për trajtimin e koronavirusit

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Nxirrni te gjithe te burgosurit,pa perjashtim,pse ti mbani kote brenda e hell I malle se kane vrare,rendesi ka gjyqtari te marrin parate e te pasurohet.Pa djmte e ri skane vlere,sa parate e gjyqtarve.Kto jane frytet e reformes se drejtesise.Turpe te keni o maskarenje,e paci ate fate ne femijte tuaj.ndytsira.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

February 8, 2026
Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

February 8, 2026
Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

February 8, 2026
“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

February 8, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

“Reforma” e reformës nuk mund të jetë me heq foshnjën nga vaska

February 8, 2026
Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

February 8, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

February 8, 2026
ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

February 8, 2026
Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

February 8, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In