• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas presionit të Trump, India zhbllokon rezervat e medikamentit për trajtimin e koronavirusit

by Java News
07/04/2020 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetem pak kohe pasi presidenti amerikan telefonoi Modin dhe e kërcënoi me “hakmarrje” nëse India mban të bllokuar plotësisht eksportin e ilaçit, ky vend reagoi me nje vendim per zhbllokim te rezervave te medikamentit.

Sipas The Guardian,  India ka aprovuar një sasi eksporti të hidroksiklorokinës (hydroxychloroquine), një ilaç antimalarik që po shihet si një trajtim i mundshëm ndaj koronavirusit, pas një presioni të dukshëm nga Donald Trump, i cili ka kërkuar nga amerikanët që ta marrin këtë ilaç.

Tabletat përdoren për të parandaluar dhe trajtuar malarien, lupusin dhe artritin reumatoid, por gjatë javës së kaluar Presidenti amerikan ka promovuar në mënyrë agresive ilaçin si një trajtim për koronavirusin, pavarësisht se nuk ka prova përfundimtare mjekësore për të dëshmuar efektivitetin e tij.

India, prodhuesi më i madh në botë i hidroksiloklorinës, kishte vendosur një ndalim të përkohshëm të eksportit për ilaçin për të ruajtur rezervat për përdorim brenda vendit.

Por në një deklaratë të martën në mëngjes, Anurag Srivastava, një zëdhënës i qeverisë, tha se India kishte hequr disa kufizime pasi zyrtarët kishin “konfirmuar disponueshmërinë e ilaçeve për të gjitha emergjencat e mundshme të parashikuara aktualisht”.

Srivastava shtoi se hidroksiklorina do të mbahej në një kategori “të licencuar”, me kërkesën “monitorim i vazhdueshëm”.

Heqja e pjesshme e ndalimit të eksportit vjen pasi Trump konfirmoi se ai e kishte telefonuar Kryeministrin indian Narendra Modi gjatë fundjavës, duke e kërcënuar me “hakmarrje” nëse vendi i tij nuk zhbllokonte rezervat e ilaçit.

Trump dhe Modi kanë një lidhje të ngushtë. Në vizitën e tij inauguruese në Indi në shkurt, Trump e quajti Modin një “udhëheqës të jashtëzakonshëm” dhe “mik të vërtetë”.

Gjatë një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Trump tha: “Unë fola me të (Modin) të dielën në mëngjes, e telefonova dhe i thashë që ne do ta vlerësojmë nëse lejon të dalë furnizimi ynë. Nëse ai nuk e lejon atë të dalë, kjo do të ishte në rregull, por natyrisht, mund të ketë hakmarrje. Pse të mos ketë?”.

Ditët e fundit, Trump ka folur me obsesion në publik për hidroksiklorinën si një kurë mrekullie për koronavirusin, duke u mburrur se SHBA tashmë kishte grumbulluar 29 milionë doza të ilaçit.

Presidenti amerikan e shpalli këtë ilaç si “ndërrim loje” bazuar në një studim të kryer nga një grup shkencëtarësh në mars, por rezultatet janë hedhur poshtë hapur nga ekspertë dhe organe të mëdha mjekësore.

Megjithatë, përkundër provave të dyshimta mjekësore, ilaçi tani po u jepet 1,500 pacientëve që janë testuar pozitivë për koronavirusin në Nju Jork.

Vendet fqinje të Indisë, si Sri Lanka dhe Nepali, kanë dërguar gjithashtu porosi për ilaçin. India tha se do të merrte në konsideratë të gjitha eksportet rast pas rasti.

India është një nga prodhuesit më të mëdhenj të farmaceutikëve në botë dhe muajin e kaluar vendosi kufizime të eksportit në dhjetëra ilaçe, përfshirë paracetamolin dhe antibiotikët e ndryshëm, me qëllim të ruajtjes së furnizimit të brendshëm. Qeveria indiane konfirmoi të martën se ata gjithashtu do të hiqnin pjesërisht ndalimin e eksporteve të paracetamolit.

g.kosovari

Next Post
Izolimi drejt fundit? Rama: Po studiojmë disa lehtësime me pikatore të lëvizjes nga java e ardhshme

“PD i’a fut kot. Pikë”/ Rama: Qeveria s'vendos sa teste behën, por zbaton ato që vendos...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
Vuçiç riemëron Ana Brnabiç si kryeministre të Serbisë: Nuk do ta ketë mandatin të plotë

“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In